'Qëllimi i tubimit, të mbajmë vëmendjen te skandalet e Ballukut', Bardhi: PD do zhvillojë edhe protesta kombëtare!

'Qëllimi i tubimit, të mbajmë vëmendjen te skandalet e Ballukut', Bardhi: PD do zhvillojë edhe protesta kombëtare!

21:28, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, e cila zgjati rreth dy orë, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli për qëllimet dhe mesazhin e tubimit qytetar.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Log.” në News24, theksoi se pjesëmarrja e vazhdueshme e qytetarëve ka për qëllim të mbajë në vëmendje çështjet që opozita i konsideron skandale qeveritare.

Sipas Bardhit, protesta e sotme është pjesë e një serish që synon të kundërshtojë atë që ai e quajti strategji të mazhorancës për të “shuar” nga debati publik çështjen e ministres Belinda Balluku.

Mazhoranca ka një strategji për të varrosur çështjen e Ballukut dhe për ta larguar nga opinioni publik. Nuk e di numrin total të mediave, por sot mezi gjen një apo dy televizione që e trajtojnë,” u shpreh ai.

Bardhi tha se opozita do të vijojë me protesta të tjera, përfshirë edhe ato me karakter kombëtar, duke theksuar se objektivi është që “çështjet korruptive të Ballukut dhe Ramës të mos harrohen, ashtu siç sipas tij synon qeveria”.

Sot Balluku do jetë në qendër të vëmendjes mediatike dhe të opinionit publik. Ky ishte qëllimi,” deklaroi Bardhi, duke theksuar se protesta është një mjet për të rikthyer vëmendjen te akuzat e ngritura nga opozita.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco