Himçi: Nuk do të ndalemi deri në arrestimin e Ballukut...

Himçi: Nuk do të ndalemi deri në arrestimin e Ballukut...

18:32, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Opozita ka nisur protestën e thirrur para Kryeministrisë, në atë që e ka quajtur “foltorja e parlamentit të qytetarëve”. Deputeti i PD, Bledi Himçi, tha në një intervistë për SYRI TV se këto tubime do të vazhdojnë në mënyrë sistematike me një kërkesë të qartë dhe ultimative: arrestimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas tij, është e patolerueshme që një person i pandehur si ministrja Balluku të administrojë fonde publike të një rëndësie kaq të madhe. Ai theksoi se për vitin 2026, Balluku pritet të menaxhojë 65% të buxhetit të shtetit, përfshirë investimet strategjike në infrastrukturën rrugore dhe energjetike. “Është e patolerueshme që një e pandehur të ketë dhe të tenderojë të gjithë këto fonde kur ajo tashmë e ka kryer një vepër penale,” u shpreh ai.

Bledi Himçi: Se jo, edhe me qëndrimin që do të vazhdojnë këto lloj protestash në mënyrë sistematike deri në arrestimin e të pandehurës Belinda Balluku e cila sot që ne flasim për 2026-ën do të administrojë 65% të buxhetit të shtetit, investime në infrastrukturën qoftë rrugore, qoftë atë energjitike dhe është e patolerueshme që një e pandehur të ketë ëh dhe të tenderojë të gjithë këto fonde kur ajo tashmë e ka kryer një vepër penale.

Sigurisht kjo është, ne mund të themi, pa diskutim që është një protestë, por mbi të gjitha është një foltore e parlamentit të qytetarëve, për pamundësinë që neve si deputetë na ka dhënë ëh heqja e të drejtave dhe pothuajse asfiksimi i parlamentarizmit në Shqipëri, sidomos nga Edi Rama, të cilët na kanë hequr të drejtën e parë të fjalës dhe duke na kthyer parlamentin, një parlament memec. Kjo në pikëpamjen tonë është e vetmja mundësi e komunikimit dhe dritare e komunikimit tonë si opozitarë me qytetarët shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco