Pak minuta para nisjes së protestës/ Mesazhi i fortë i Berishës: Me Ramën nuk ka zgjedhje

Pak minuta para nisjes së protestës/ Mesazhi i fortë i Berishës: Me Ramën nuk ka zgjedhje

17:50, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pak minuta para nisjes së protestës së paralajmëruar për orën 18:00, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka renditur arsyet që kanë çuar demokratët në tubime kundër qeverisë.

Berisha akuzon qeverinë se ka shndërruar procesin zgjedhor në “farsë”, ndërsa thekson se opozita ka bërë gjithçka për të garantuar zgjedhje të ndershme. “Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë”, shkruan ai.

Kreu i PD-së deklaron se nga sot nis “sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubijes”. Berisha bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e mbrëmjes, duke e cilësuar atë si nisjen e një beteje të re politike kundër qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco