Qytetarët e Vlorës bashkohen me protestën opozitare: 40 vjet që na lënë në këtë gjendje

15:52, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot, qytetarët e Vlorës do t’i bashkohen protestës së organizuar nga opozita përpara Kryeministrisë në orën 18:00, duke kërkuar llogari për aferat korruptive Rama-Balluku. Një qytetar vlonjat shprehu indinjatën e tij për gjendjen e mjerueshme të qytetit, duke deklaruar: “Sot do dal në protestë, ka 40 vjet që e kanë lënë qytetin kështu.” Ai theksoi problemet që përsëriten dhe mungesën e reagimit nga institucionet lokale, duke e bërë pjesëmarrjen e tij një akt të drejtpërdrejtë revolte.

Protesta pritet të tërheqë qytetarë nga qytete të ndryshme, të cilët kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi nga qeveria, ndërsa opozita shpreson të rrisë presionin mbi institucionet për t’u marrë seriozisht me akuzat e korrupsionit.

Revolta e qyetarit:

“ Ja kjo është bashkia e Vlorës. Më qelbësira e qelbësirave...ka 40 vjet, 40 vjet kështu, komunista, (gazetarja e Syri Tv e pyet për protestën e opozitëz). Atje do shkojmë. Në protestë do vemi, pse mo t’vemi, urdhëro tek e ke Vlorën, vendi më i pisët në gjithë Shqipërinë...”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco