Qytetari poetizon vjedhjet e Ballukut: Jam balenë s’jam hardhucë, s'm’i fut dot këmbët në një këpucë...

13:50, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Korrupsionin dhe vjedhjet e Belinda Ballukut, një qytetar i ka poetizuar duke thurur vargje që ironizojnë Ballukun, Ramën dhe paratë e vjedhura.

Gjatë emisionit të mëngjesit në Neës24, një qytetar ka telefonuar dhe ka thurur disa vargje, ku vinte në dukje vjedhjen e hapur të Ballukut dhe shpërdorimin e parave të shqiptarëve.

‘S’më prek shpatulla qime floku,

Jam vajzë Tirane lindur te Blloku.

Do vjedh në ajër, në ujë, në bregdet,

Më ka rritur partia me kimet’, janë disa nga vargjet ku qytetari ironizon numrin dy të qeverisë, lidhur me vjedhjet që kjo e fundit ka bërë.

POEZIA:

Sa shpejt i rrëmbeve e nuk u ngute,

Paratë tona ku i fute?

Ku i çove moj, ku i zhduke?

Moj Belinda, moj balluke.

Poshtë fustanit mamasë, te tuneli i Llogarasë.

Hip e zbrit në Himarë, nga Thumana në Qafë Kashar

Lumenj parash ndarë nëpër rrugë,

Nga veriu deri në jug.

Mbyllni gojën mos bëni shamatë,

I ka ndarë me palloshin e gjatë.

Të plasin nga sytë ata që më kanë inat, nga Vermoshi në Lazarat.

Mua Berisha më thotë ‘Lubi’,

O buf i shpifur unë jam flori.

S’më prek shpatulla qime floku,

Jam vajzë Tirane lindur te Blloku.

Do vjedh në ajër, në ujë, në bregdet,

Më ka rritur partia me kimet.

Nuk m’i fut dot këmbët në një këpucë,

Jam balenë unë s’jam hardhucë.

Jam vetë e para në qeveri, do t’i ditën e zi.

S’mundet qeveria, as vetë Rama,

Po hyra në burg brenda është Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco