Qindra qytetarë nga Vlora nisen për protestën e opozitës para kryeministrisë që mbahet sot ora 18:00

Qindra qytetarë nga Vlora nisen për protestën e opozitës para kryeministrisë që mbahet sot ora 18:00

13:47, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Demokratët e Vlorës po mbështesin protestën e opozitës që zhvillohet sot në Tiranë. Sipas të dhënave të degëve lokale të Partisë Demokratike, rreth 300 anëtarë po nisen nga rrethi i Vlorës për të marrë pjesë në tubim.

Nga Vlora do të nisen rreth 200 demokratë, ndërsa rreth 100 të tjerë do të vijnë nga bashkitë Selenicë dhe Himarë.

Njoftohet se nuk ka organizim me autobusë; pjesëmarrësit po përdorin automjetet e tyre personale, ndërsa ata që nuk kanë makinë janë organizuar për t’u transportuar nga bashkëpunëtorë që disponojnë automjete.

Regjistrimet për pjesëmarrjen janë bërë nëpër degët e PD-së, për të mbështetur protestën e sotme në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco