‘Mocion për minimumin jetik’, Bardhi - Ballës: A mund të jetoje ti me 40 mijë lekë të vjetra...

‘Mocion për minimumin jetik’, Bardhi - Ballës: A mund të jetoje ti me 40 mijë lekë të vjetra...

12:25, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat ironizoi deklaratat e Ballës, që ky i fundit bëri sot me gazetarët.

“Profesori akademiku, Taulant Balla kishte marrë punën për të mësuar gazetarët se si të bënin punën e tyre. Ja, i detyruar që të them se maxhoranca po tenton që të asgjësojë pluralizmin në Kuvend. Në kërkuam një mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për përcaktimin me ligj të minimumit jetik.

Masa e ndihmës për personat e papunë, apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është 40 mijë lekë të vjetra. Zoti Balla do të duhet t’u shpjegoj shqiptarëve; a mund të jetojë zoti Balla me 40 mijë lekë të vjetra. Që të paguaj të gjitha detyrimet, për ujin, energjinë apo ngrohej, apo për ushqim për fëmijët e tyre me këtë ndihmë.”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco