Berisha: Edi Rama dhe Altin Troplini e kanë Irenëzuar sistemin e drejtësisë! Hetimi paraprak ndaj saj është forma më korruptive e hetimit

10:45, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një prononcimi për mediat, bëri të ditur zhvillimet rreth hetimeve dhe vendimeve që lidhen me Irena Gjokën dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Berisha renditi fillimin e hetimit paraprak nga Altin Troplini më 7 maj 2025, duke e cilësuar këtë formë hetimi si më të ndikuar dhe të keqpërdorur në raste të ndryshme.

Lideri i opozitës sqaroi se më 8 maj 2025, iu kërkua KLGJ-së shpallja e mbarimit të mandatit të Irena Gjokës, pasi ligji dhe Kushtetuta e ndalonin më tej ushtrimin e funksionit të gjyqtares në Shqipëri.

Berishai theksoi se në muajt maj-qershor 2025, KLGJ dhe prokuroria nuk dhanë përgjigje të drejtë për këtë çështje, duke fshehur përgjegjësinë dhe duke vonuar vendimin ligjor.

Deklarata e plotë:

Me 7 maj 2025, Altin Troplini deklaron fillimin e hetimit pa emër, paraprak.
Këtu do ndalemi.
Hetimi paraprak është forma më korruptive e hetimit, e aplikuar nga Altin Troplini në rastin e Irena Gjokës, në rastin e McGonigal, në rastin e Amant Josifit dhe në të gjitha rastet ku ai pret gjoba të mëdha ose zbaton urdhra eprorë.
Me datën 8 maj 2025, i kërkojmë KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irena Gjokoës, pasi në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, ajo nuk mund të ishte më kurrë gjykatëse në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.
Në maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, fillon loja e kungulleshkave. KLGJ i kërkon prokurorisë së përgjithshme të shprehet, prokuroria fshihet pas ministrisë së Drejtësisë dhe nuk konkludon.
Qershor 2025 del se Irena Gjoka jo vetëm:
1. ËshtĂ« dĂ«buar dy herĂ« nga Greqia dhe ka lĂ«shuar prokurorĂ«.
2. Ka dënim penal të formës së prerë në Greqi.
3. Ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit pasi nuk i ka deklaruar këto.
4. Ka gënjyer në veting.
Të gjitha këto janë akte që kryhen brenda sistemit të drejtësisë dhe dëshmojnë moralin e kalbur të këtij sistemi, kontrollin total që Edi Rama nëpërmjet Altin Troplinit, nëpërmjet Ulsi Vuitonit, e shumë të tjerë, e ka irenizuar, të na falin të gjithë Irenat e tjera për emrin shumë të bukur që kanë, përveç Irena Gjokës.
Ose e ka bërë me shumë mbiemra se nuk po më vjen tani ndonjë epitet më i përshtatshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco