Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit

Shtyhet seanca paraprake për Ilir Metën, shkak mungesa e avokatit

09:41, 17/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe të pandehurit e tjerë është shtyrë për datën 27 nëntor, në orën 12:30.

LEXO EDHE: Do të kalojë për gjykim ose jo/ Sot seanca paraprake për Metën në GJKKO

Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokatit Kujtim Cakrani, i cili ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor në Gjykatën e Lezhës.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e kërkesave paraprake dhe qëndrimet e mbrojtjes për akuzat e ngritura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco