Protesta e PD para Kryeministrisë/ Teliti: Hapësira parlamentare është ngushtuar shumë...

Protesta e PD para Kryeministrisë/ Teliti: Hapësira parlamentare është ngushtuar shumë...

09:01, 16/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti në një intervistë per mediat u shpreh se protesta e ditës së hënë e opozitës para kryeministrisë ka ardhur për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë.

Teliti për Ora News: Përsa i përket protestës së ditës së hënë e cila është e para në llojin e saj por nuk do jetë e vetmja, ka ardhur pikërisht për faktin se hapësira parlamentare është ngushtuar shumë.

Në seancat e fundit, vetëm një seancë është bërë normale.

Të gjitha seancat e tjera, fillojnë seancat e mbyllen seancat pa diskutuar fare se çfarë ka rendi i ditës por gjenden instrumente nga përfaqësuesit e mazhorancës për ta mbyllur atë sa më shpejt duke mos bërë transparencë mbi vendimarrjet që merr Kuvendi.

Për këtë arsye opozita ka gjykuar që meqenëse është ngushtuar tashmë hapësira parlamentare në mënyrë të padrejtë, të dilet e të flitet me qytetarët në formatet e protestave, mitingjeve për të bërë të ditur atë që nuk kemi mundësi ti themi në Kuvend do i themi atje para qytetarëve.

Është vendosur që dita e hënë të jetë e parë në llojin e saj.

Para Kryeministrisë ku përfaqësuesit e opozitës do mbajnë fjalimet, do mbajnë qëndrimet e tyre gjithmonë mbi aktualitetin politik dhe aktualitetin ekonomik dhe social i cili vazhdon të rëndohet dita ditës.

Është e para në rradhën e saj e cila do jetë periodikisht ashtu siç është deklaruar edhe nga lideri i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco