Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar këtë fundjavë takimet me strukturat e degëve të Tiranës, duke diskutuar me anëtarët mbi sfidat dhe idetë e reja të opozitës.
Këlliçi shkruan se, e shtuna u përmbyll me një takim të gjallë me qëndrestarët e degës 9, ku u shkëmbyen ide dhe u diskutuan strategjitë për protestën kombëtare që do të zhvillohet të hënën.
Reagimi i Belind Këlliçi.
E shtuna u mbyll me qëndrestarët e degës 9, me diskutime dhe ide të reja, në prag të protestës kombëtare të ditës së hënë!
Të gjithë para kryeministrisë në manifestimin për demokracinë!
E hënë, datë 17, para zyrës së Palloshit të Gjatë!
© SYRI.net