Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi rezultatet e zgjedhjeve të pjesshme, duke theksuar se mbështetja për kandidatët e pavarur tregoi dëshirën e qytetarëve për ndryshim dhe pakënaqësinë ndaj qeverisë.
“Ne i mbështetëm kandidatët e pavarur, aq sa ata kërkuan mbështetje. Ata dolën vërtetë të pavarur dhe nuk donin të humbisnin avantazhin e të qenit të pavarur,” tha Berisha.
Lideri i opozitës shtoi se edhe pse në një farsë zgjedhore fiton vetëm qeveria, rezultatet treguan një mesazh të qartë nga qytetarët: “Qeveria mori një grusht të rëndë, u tregoi shqiptarëve se votuesit e braktisën qeverinë.”
Deklarata për media:
Ne i mbështetëm kandidatët e pavarur, aq sa ata kërkuan mbështetje. Por kishte një moment që të shpjegohemi; ata që dolën të pavarur, dolën vërtetë të pavarur dhe në këtë kontekst ata nuk donin që të humbisnin avantazhin e të qenit të pavarur.
Por natyrisht në një farsë zgjedhore, fiton vetëm qeveria. Por edhe qeveria mori një grusht të rëndë, u tregoi shqiptarëve se votuesit e braktisën qeverinë.
© SYRI.net