Berisha: Ligji për barazinë gjinore instalon censurën, do kërkojmë referendum për abrogimin

13:21, 15/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i PD, Sali Berisha paralajmëroi se ligji për barazinë gjinore përbën një kërcënim për familjen dhe lirinë e shprehjes, duke e krahasuar me mekanizmat e censurës të periudhës komuniste. Ai njoftoi se opozita do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kërkojë organizimin e një referendumi për abrogimin e tij, duke e shpjeguar qartë çdo qytetari dhe duke mobilizuar qytetarët kundër këtij akti ligjor.

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët:

Ligji, më duhet t’u them shqiptarëve se është ligji i konsolidimit të një diktature të shëmtuar.

Ky ligj nuk shkonfiguron vetëm familjen, që është gjëja më e rëndë që mund t’i ndodhë një personi dhe kombi.
Por ky ligj instalon censurën.
Ky ligj, njëlloj si në diktaturën komuniste, kërkon që i akuzuari të provojë se po akuzohet pa fakte dhe kot dhe jo ai që akuzon të paraqesë faktet.
Kjo është njëlloj si në kohën e Partisë së Punës që të akuzonin si armik dhe duhet të provoje që nuk ishe armik.
Ligjin do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, por mos prisni ndonjë gjë se Gjykata Kushtetuese ka faktuar se është në kontroll, në tërësi jo në çdo akt.
Ne do bëjmë gjithçka që ta zbërthejmë, ta qartësojmë para çdo qytetari këtë ligj dhe të kërkojmë referendum për abrogimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco