Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi i analizës së brendshme të PD-së dhe turi i tij në bazë do të nisin menjëherë.
Lideri i opozitës shprehu padurimin për të filluar takimet në të katër anët e vendit, ku do të bisedojë drejtpërdrejt me demokratët dhe qytetarët, me qëllim të dëgjimit të shqetësimeve dhe mendimeve të tyre.
Berisha theksoi se beson fuqimisht se shqiptarët, me guximin, energjinë dhe kurajën e tyre, do të përballen me regjim aktual “dhëmb për dhëmb” dhe do të rikthejnë votën e lirë, dinjitetin e qytetarëve dhe shpresën për një të ardhme më të drejtë.

