Kryedemokrati Sali Berisha, ka bërë një thirrje të prerë për protesta masive, duke deklaruar se “narkoregjimi” në Shqipëri mund të rrëzohet vetëm përmes revoltës qytetare, ashtu siç, sipas tij, kanë rënë regjime autoritare në vende si Nepali, Bangladeshi apo Madagaskari.
Berisha theksoi se çdo alternativë tjetër është “thjesht iluzion”, ndërsa nënvizoi se pluralizmi në vend është i shtypur dhe i pamundur të funksionojë pa presion të fortë qytetar.
'Një narkoregjim rrëzohet vetëm me protesta siç u rrëzua në Nepal që nuk ishte narkoregjim, por që ishte diktaturë autoritare, që e pranonte pluralizmin, por shtypte pluralizmin.
Siç u rrëzua në Bangladesh një diktaturë autokratike që e pranonte pluralizmin, por e shtypte atë.
Siç u rrëzua në Bangladesh dhe siç u rrëzuan në një seri vendesh.
Pra, protesta, protesta dhe vetëm protesta.
Të tjerat janë absolutisht iluzione', u shpreh Berisha.
© SYRI.net