SYRI TV
Banorët e njësisë numër 2 në Tiranë kanë kryqëzuar shefin e qeverisë Edi Rama duke e përballur atë me realitetin dhe problemet e shumta të kryeqytetit. Gjatë një dëgjese për projektbuxhetin, qytetarët kanë evidentuar një sërë problemesh konkrete që lidhen me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori çështjesh të tjera. Kryeministri Rama u kap i papërgatitur dhe u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.
Këto ishin vetëm disa nga pyetjet dhe shqetësimet e qytetarëve të Njësisë numër 2 në Tiranë, të cilët kryqëzuan Kryeministrin Rama gjatë një takimi që shefi i qeverisë zhvilloi për çështjet që lidhen me projekt-buxhetin e bashkisë dhe të shtetit për vitin e ardhshëm.
Problemet konkrete të qytetarëve që lidheshin me mungesën e ujit, infrastrukturën e shkatërruar, mungesën e kopshteve dhe shkollave dhe një mori hallesh të tjera me të cilat po përballen banorët e kryeqytetit kanë gjetur të papërgatitur Kryeministrin Rama, i cili u përpoq të hiqte përgjegjësinë nga vetja duke ua lënë atë drejtuesve të bashkisë.
Kryeministri nuk u dha përgjigje pyetjeve konkrete të qytetarëve që lidheshin me strehimin, nisur nga çmimet e papërballueshme të apartamenteve. Ai u justifikua se çmimet e shtëpive po rriten edhe në vende të tjera dhe u shpreh me fraza të përgjithshme për ekzistencën e një politike strehimi, por pa thënë asgjë konkrete se si do të realizohej një gjë e tillë.
Takimi i sotëm nxori sërish në pah spostimin e zëvendëskryeministres Belinda Ballukut nga drejtimi politik i Partisë Socialiste për Tiranën. Ashtu si në takimin me banorët e Njësisë 5, Rama u shfaq sërish nën shoqërinë e Ogerta Manastirliut të cilët e prezantoi si drejtuesen e re politike për kryeqytetin e vendit.
© SYRI.net