Nga Ylli Dylgjeri
U bënë vite që ky vend po drejtohet nga Trimat.
Manikinat janë në vitrinën e qeverisjes. Trimat janë në drejtim.
Trimat janë me uniformë.
Trimat janë me maska.
Trimat zotërojnë sot informacionin e shtetit.
Trimat vendosin kursin e këmbimit të monedhes.
Trimat kanë certifikatë sigurie.
Trimat të urdhërojnë. Trimat të emërojnë. Trimat të gjobisin. Trimat të vrasin.
Trimat kanë zëvendësuar diplomat.
Një trim në lagje më njoftoj mua prej muajsh se Rama do të marrë tani edhe kundërshtarët në qeverisje.
Dhe ashtu u bë. Skaluan ditë dhe nga Partia e Lirisë, PD-së dhe në partiçkat e tjera filluan emërimet në postet qeveritare. Ama Trimi e dinte. Trimi e dinte me orë, me ditë, me javë, se kur do të ndodhte emërimi.
Trimi dinte e kush fiton në zonë, qytetin, Shqipërinë.
Pse i dinte Trimi këto?
Sepse në tavolinën me Trimin Kryeministri ynë atij ja hapte telefonin e mua jo. Kryeministri i trembej Trimit. E sajdiste. I mohonte dhe i fliste për ngjarjet, lajmet, bëmat.
I jepte licencë kazinoje, leje rezorti, pallati, miniere e gjithçka. Trimave i rrihte gjoksin deputeti Balla në Elbasan! Trimave u ngrihet trahu i doganës
Kryeministri rrinte sus para Trimit. Boll që të mësonte se Trimi kish grabitur, kish plagosur, kish vrarë. Edhe Ne naivët presim çdo bëjë shteti?
Kur do të bëhet shteti?
Kur do hymë në Europë?
POR SHTETIN ENDE NUK E BËMË.
Nuk bëmë as qytetin, as fshatin, e larguam popullsinë në emigrim.
Kur do bëhet?
Pasi të jetë themeluar shteti, nuk mund të ketë më asnjë trim. Ata vijnë në skenë vetëm në kushte të paqytetëruara- thotë Hegeli.
© SYRI.net