VIDEO/ Balliu: Krimi i infiltruar në qeveri dhe Kryeministri, Sinaloa investitor strategjik në Shqipëri

18:50, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në emisionin ‘SYRI Digjital’, ka komentuar atentatin mafioz të ndodhur në Rinas, vetëm pak minuta pasi ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, deklaroi në Kuvend se ‘Shqipëria është vend i sigurt’.

Gjatë bisedës me moderatorin Bled Marku, Balliu u shpreh se kriminaliteti është futur thellë në institucionet e shtetit, madje deri në zemër të qeverisjes.

‘Edhe sot ishte përsëri pas gjithë kësaj ngjarje, edhe pas faktit të tmerrshëm që ka dalë me pastruesit e parave të Sinaloas që janë investitorë strategjikë në Shqipëri, zonja ministre e brendshme vazhdon të bëjë propagandën, sepse nuk kanë plan ky shtet të luftojë krimin, sepse krimi është aleati më i rëndësishëm i kësaj qeverie,’ u shpreh Balliu.

Ai shtoi se, sipas tij, ndikimi i grupeve kriminale ka depërtuar në të gjitha hallkat e shtetit.

‘Jo vetëm në polici, po është i infiltruar në parlament, është i infiltruar në qeveri, është i infiltruar në kryeministri. Krimi është i infiltruar në kryeministri. Çfarë doni të ndodhi më shumë kur karteli më i madh në botë i Sinaloas janë mbi 5000 filma që shohin çdo qytetar i botës për Sinaloan, ne këtu e kemi në kryeministri.’

Duke folur për statusin e ‘investitorëve strategjikë’, Balliu akuzoi qeverinë për përzgjedhje të favorizuar të individëve të lidhur me krimin.

‘Ju keni biznesmenë shqiptarë të ndershëm që s'mund ta as të ëndërrojnë të bëhen njëherë investitorë strategjikë, ndërkohë që Pllumb Gjoka e kompani me vrasje në kurriz dhe me pastrim parash bëhen investitor strategjikë. Pra ka ndonjë kriter? Dhe duhet të ndalemi pak këtu.’

Deputeti demokrat kritikoi edhe SPAK-un, duke ngritur pikëpyetje mbi mungesën e hetimeve të thelluara.

‘Ky SPAK-u i partisë me këtë ngjarje që ndodhi, pse nuk nis hetimin që Sinaloa ka hyrë në kryeministri? Pse nuk niset hetim që si bëhen këta investitorë strategjikë? Dhe çfarë janë këto para?’

Sipas Balliut, fryma e pastrimit të parave ka ndikuar direkt edhe në tregun e pasurive të paluajtshme në vend.

‘Se pastaj ne habitemi me çmimet që dalin nëpër toka, nëpër prona. Se ky është pastrimi i parave. Rritet çmimi i pronave, rritet çmimi i shtëpiave sepse do pastrohen paratë. Dhe këto rishiten përsëri. Ky është pastrimi i parave. Dhe ndërkohë të vetmit që e vuajnë janë qytetarët e thjeshtë që nuk blejnë dot më shtëpia se i kanë shifra këtu njësoj sikur të jetosh në New York.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco