‘Rrëmbimi i Ilir Metës, politik’/ Xhixho: I orkestruar nga pushteti, SPAK me standarde të dyfishta!

18:40, 14/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetarja e PL, Erisa Xhixho,  e ka përshkruar arrestimin dhe mbajtjen në burg të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si një "absurd juridik" dhe një "rrëmbim politik" të orkestruar nga pushteti.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, ajo theksoi se Meta po mbahet në izolim me justifikimin se mund të prishë provat, ndonëse hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mban asnjë funksion publik.

Këtë situatë, Xhixho e vuri në kontrast të thellë me rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila, megjithëse është nën akuzë për një aferë korruptive prej dhjetëra milionë eurosh, qëndron në liri të plotë dhe në detyrë.

"Kjo tregon standardin e dyfishtë dhe faktin që drejtësia u përdor pikërisht për të goditur zotin Meta dhe Partinë e Lirisë, për shkak të frikës nga efekti i tij elektoral disa muaj para zgjedhjeve," deklaroi Xhixho.

Ajo solli si shembull rastin e ish-presidentit francez, Sarkozy, i cili u hetua dhe u gjykua në liri për akuza shumë më të rënda, duke treguar se si funksionon shteti ligjor në Europë. Për Xhixhon, rasti Meta është dëshmia më e qartë se sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk funksionon sipas ligjit, por si një vegël represive në duart e pushtetit politik për të eleminuar kundërshtarët.

Jemi në kuadër të një absurdi juridik. Pra, ë dhe po të bëj paralelizmin me zëvendëskryeministren, çfarë ndodh sot. Së pari zoti Meta jo vetëm që u rrëmbye në mënyrë të paligjshme dhe avokati i popullit e dëshmoi me fakte atë që ne kemi folur në çdo tavolinë edhe gjithë procesi i rrëmbimit nga persona me maska, me automjete të paidentifikuara e të tjera me radhë. Çështja është që ajo dosje e cila nuk ka asnjë fakt penal, ku kanë mbaruar hetimet dhe ajo që ngre gjykata është që zoti Meta mund të kërcënojë dëshmitarë, mund të prishi prova e të tjera me radhë.

Ndërkohë që zoti Meta nuk ka asnjë funksion publik. Ndërkohë që zoti Meta nuk ka asnjë mundësi të kërcënojë dëshmitarë e të tjera me radhë se të gjithë dëshmitarët që kanë folur për dosjen e tij kanë qenë pro gjithë ë orientimeve dhe të gjithë deklaratave të tij. Ndërkohë nga ana tjetër ke zëvendëskryeministren në akuzë që nuk ka asnjë masë ndaj saj dhe më thoni mua kush prish prova? Prish presidenti i Partisë së Lirisë, i cili absolutisht është në një izolim politik dhe drejtësia u përdor pikërisht për të goditur zotin Meta dhe Partinë e Lirisë, sepse ajo ishte frika më e madhe e kësaj mazhorance, efekti elektoral të presidentit Meta, pikërisht disa muaj para zgjedhjeve dhe nga ana tjetër ke zëvendëskryeministren në një vjedhje shumë të qartë të miliona eurove dhe qëndron në liri të plotë pa asnjë masë.

Të marr rastin e Francës, çfarë ndodhi së fundmi me presidentin Sarkozy, meqë flasim për standarde dhe të tregojmë edhe si është, si vepron Europa dhe si veprojmë ne. Presidenti Sarkozy që u akuzua dhe u dënua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, shumë larg çfarë flasim kur kemi zotin Meta pa asnjë fakt penal. U hetua, u gjykua në liri, shkoi me gjithë dinjitetin e tij duke pasur policinë që e nderonte, duke pasur familjarët dhe mbështetësit në burg, për të vuajtur dënimin dhe nga ana tjetër sepse drejtësia vepron me forcën e ligjit në shtetet europiane. Këtu është represive. Këtu ndalohen deputetët e Partisë së Lirisë të takojnë presidentin Meta, ndalohen europarlamentarët të takojnë presidentin ë Meta edhe pse e kemi një të drejtë ligjore. Nga ana tjetër Sarkozia lirohet nga gjykata e përkatëse dhe është i lirë sot. Pse? Sepse absolutisht gjithë ai rrëmbim dhe gjithë ajo skenë që u bë ndaj zotit Meta me një video të shpërndarë, patjetër ishte për qytetarët, për opozitarët, pra kur ja bëjmë ne presidentit të zotit Meta...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco