Ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri ka dhënë argumentin e tij për votën kundër në Parlament, për ligjin e Barazisë Gjinore.
Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjteje, Strazimiri u shprej se jo vetëm kalendari i punimeve, por edhe ligji për Barazinë Gjinore, është kaluar në komisionet parlamentare në shkelje të rëndë të procedurës që parashikon vetë Rregullorja.
Sipas deputetit të PD, miratimi i këtij ligji do të mbetet në analet e historisë së Kuvendi,t si ligji që shkel brutalisht Rregulloren.
Këtë kalendar e ligji për barazinë gjinore, është kaluar në shkelje të procedurës që parashikon Rregullorja që në komisione. Është bërë kërkesa për seancë dëgjimore për ligjin, u rrëzua neni 6 i rregullores me votën e mazhorancës.
S’është lejuar asnjë dokument, është një ligj që ka shkelur çdo germë të Rregullores së Kuvendit.
Kjo do të mbetet në analet e historisë, in-tecioni pervers i këtij ligji dhe urgjenca për ta miratuar, duke shkelur brutalisht rregulloren e Kuvendit.
© SYRI.net