Banorët e Durrësit kundër projektit TID, Laçi: Po na dëbojnë nga shtëpitë tona

09:46, 06/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i Zhvillimit Urban dhe Turistik (TID), do të zhvillojnë një protestë nesër para Kryeministrisë. Senada Laçi, një nga banorët e prekur, theksoi se ky projekt nuk është një "rivitalizim urban", por një "dëbim" i 74 familjeve autoktone nga bërthama historike e qytetit. Ajo bëri të qartë se kauza është qytetare, pa ngjyrim politik, dhe se protesta vjen pas disa të tjerave të organizuara në Durrës, përfshirë një para zyrave të Fondit Shqiptaro-Amerikan.

E ftuar në emisionin 'Kafe Shqeto', Laçi kritikoi mungesën e një procesi konsultimi të vërtetë, duke akuzuar autoritetet për një prezantim të projektit vetëm për publik të painteresuar. Për të vërtetuar autoktoninë e familjes së saj, Laçi shfaqi harta dhe foto të vjetra, përfshirë një nga periudha Austro-Hungareze (1916-1918), ku shtëpia e saj shfaqet pranë mureve të kalasë.

Një pikë tjetër shqetësuese është vlera e shpronësimit, ku familjet ofrohen me rreth 700-800 euro për metër katror ndërtese dhe vetëm 170,000 lekë të vjetra për truall, ndërkohë që vlera reale është 2500 euro për metër katror. "Me këtë ofertë, po na mohohet mundësia për të rifilluar jetën," tha Laçi.

Banorët janë të vendosur të luftojnë deri në fund dhe kanë kërkuar rishikimin e projektit përmes hapave ligjorë dhe institucioneve ndërkombëtare, duke kërkuar që "dëbimi" i kujtesës historike të qytetit të ndalet.

Pjesë nga deklarata:

Ne jemi në vijim të disa protestave që kemi organizuar dhe mbajtur në qytetin e Durrësit. Tani, kemi ardhur në Tiranë për herë të dytë, pasi protestën e parë e kemi zhvilluar përpara zyrave të AADF-së, pra Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, si një shprehje mospajtimi për realizimin e këtij projekti, ose për kërkesën që ky projekt të rishikohet. Po vijmë tani para Kryeministrisë, së bashku me disa aktivistë. Kemi të rëndësishme që ta theksojmë se kauza jonë është një kauzë qytetare, pa asnjë lloj ngjyrimi apo përfshirje politike.

Kjo është një hartë e qytetit të Durrësit e periudhës së ushtrisë Austro-Hungareze, daton vitet 1916 dhe 1918, dhe besoj se mund të gjendet lehtësisht për të parë se ku ndodhet dhe ku është. Kjo është... kjo është një foto më vonë, jo, kjo është krahasimi. Këtu është... po, është shtëpia. Duket si një foto e vjetër. Tani, shtëpia jote më the se është këtu. Jo godina e fondacionit, por shtëpia me çati. Me çati. Dhe ne normalisht... Ky muri antik është porta? Po, është, është porta e kalasë. Është kalaja, muri rrethues, më saktë. Muri rrethues i kalasë së Durrësit, i cili nga jashtë, po ta shikosh, është i ekspozuar, është lulishte, është i hapur, dhe projekti... Tani ky projekt hyn këtu dhe del atje te shëtitorja e Vollgës. Jo, aty del te rruga e Epidamnit. Po, rruga e Epidamnit, që gjithashtu është pjesë e projektit, por ato godina nuk do të prishen. Ato janë ndërtuar më vonë, pas periudhës së Zogut. Ky është një projekt që daton përpara, dhe po ta shikosh projektin aktual, aty ka vetëm një bar jeshil. Domethënë, unë nuk e kuptoj, ti të heqësh bërthamën, sepse kjo lagje është bërthama e këtij qyteti. Ajo vërteton vijimësinë, vërteton kujtesën. Ti nuk mund të prishësh kujtesën e qytetit.

Durrësi ka një qasje tjetër, kam përshtypjen, sepse është një qytet që ka me mijëra, është gjithçka më e vjetër. Po të zbresim 100 metra larg shtëpisë time, ka qenë muri i famshëm, që ata e futën pastaj dhe bënë pallat sipër.

Si të gjithë 74 familjet, edhe babai im, sepse shtëpia është në emër të babait, është në listën e të shpronësuarve. Të shpronësimeve. Tani... Sa është? E nisim nga fakti që zona ku unë jetoj është një nga zonat më të preferuara, më të preferuara, sepse ka akse në të gjitha drejtimet, ka akse në shëtitoren... Më shumë se vlera historike, ka dhe facilitete. Ka facilitete. Përveç vlerës historike, sepse ti paguan kur blen një shtëpi, po themi në bllok, ka vlerë vendi apo jo, aksesi, ato thjeshtësitë që ti do të shkosh në një institucion... Pra ka shumë faktorë. Dhe vendi ku unë jetoj ka këto facilitete dhe minimalisht vlera nis nga 2500 euro metri katror, përfshirë truallin, pronën dhe godinën. Ndërkohë, mua më kanë vlerësuar rreth 700-800 euro godinën dhe, se ne kemi dhe një kopsht aty, dhe pjesën e truallit 170,000 lekë të vjetra. 170,000 lekë të vjetra... që janë afërsisht 175 euro.

Me këtë vlerë që më kanë ofruar, ose që i kanë ofruar familjes time, madje ata ishin shumë bujarë kur shpreheshin në mbledhjet e tyre, shiko se kjo është referenca, domethënë kjo është një lloj hipokrizie. Është një hipokrizi shumë e madhe.

Po, po, sigurisht. Prandaj edhe gjërat janë bërë shumë shpejt. VKM-ja doli në fund të gushtit. Letrat na erdhën në shtator. Pra, letra e shpronësimeve dhe ti... Shteti kur do funksionojë, shteti kur do funksionojë dhe funksionon shumë mirë, funksionon. Po në këtë rast, shteti nuk është shqiptar, është anti-shqiptar.

Ne kërkojmë që projekti të rishikohet dhe të respektohen hallkat. Kur ti bën një projekt, ke një plan menaxhimi, duhet t’i respektohen të gjitha hallkat. Po është shumë vonë për hallkat tani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco