Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme në selinë rozë të gjithë shtabin e PS-së dhe deputetët e Tiranës.
Takimi me dyer të mbyllura ka nisur rreth orës 19:00.
Nuk ka shumë informacione mbi arsyet e zhvillimit të kësaj mbledhje të papritur.
Mbledhja vjen në një moment politik të ngarkuar, pas zhvillimeve të fundit që kanë përfshirë emra të rëndësishëm të mazhorancës.
Kujtojmë se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë dhe sot në media janë publikuar pjesë nga përgjimet dhe mesazheve të saj me ish kreun e ARRSH Ervis Berberin për tenderin e tunelit të Llogarasë.
Në mesditë, Rama priti në një takim në selinë e qeverisë kryetarët e Komisioneve Parlamentare të mazhorancës dhe kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
© SYRI.net