Detaje të reja nga dosja hetimore e SPAK për tenderin e tunelit të Llogarasë tregojnë se procedura e garës dyshohet të ketë qenë e paracaktuar, ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka pasur komunikime të drejtpërdrejta me kompaninë fituese turke përpara shpalljes së saj.
Sipas analizës së bërë nga gazetari Julian Hoxhaj në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV, nga të dhënat e bëra publike, theksohet se i gjithë procesi ngre dyshime të forta për një aferë të mirëfilltë korruptive. Pika kyçesipas Hoxhajt që tregon paracaktimin e fituesit lidhet me një vizitë zyrtare në Turqi të kryeministrit Rama, zëvendëskryeministrit të atëhershëm Arben Ahmetaj dhe ministres Balluku në qershor të vitit 2020. Menjëherë pas kësaj vizite, u shpall tenderi për ndërtimin e tunelit.
Gzetari shprehet se mesazhet e dekriptuara tregojnë se ministrja Balluku ka qenë në dijeni dhe ka mbikëqyrur në detaje të gjithë procesin, duke komunikuar me përfaqësuesit e konsorciumit turk. Madje, në një nga mesazhet, kompania i shkruan ministres se ishte “gati ta fitonte tenderin”, në një kohë kur procedura ishte ende zyrtarisht e hapur dhe kompani të tjera supozohej se mund të merrnin pjesë. Në komunikime të tjera, kompania turke informonte se kishte përgatitur 95% të dokumentacionit dhe ishte gati të hynte në garë për ta fituar atë.
Hoxhaj thotë se një tjetër shkelje flagrante e konstatuar është fakti se kompania fituese nuk ishte e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në Shqipëri në momentin e shpalljes së tenderit, një kusht minimal ligjor. Regjistrimi i saj është bërë vetëm ditën e hënë, pikërisht në ditën kur pritej të nënshkruhej kontrata, pas një kërkese nga ana e ministres. Kjo praktikë ngre paralele me rastin e inceneratorëve, ku bonusi iu miratua një kompanie ende të pathemeluar, çka tregon për një model të përsëritur të favorizimit të paligjshëm.
Për gazetarin, shkelja e barazisë në tendera nuk është një gabim procedural, por një veprim me qëllim të qartë korruptiv. Pyetja që shtrohet është se ku kanë përfunduar fondet publike, duke treguar se e gjithë skema ishte një “grackë” e ngritur për të përfituar para publike në mënyrë të paligjshme.
Hoxhaj:
Pra ka një super fuqi më të madhe që quhet Edi Rama.
Edhe në rastin e inceneratorit, është i njëjti prokuror për fat. Është i njëjti prokuror që ka hetuar të dyja dosjet, Dritan Prençi, që ka hetuar dhe inceneratorin e Tiranës dhe tunelin e Llogarasë, që na vërteton se ka qenë kryeministri Edi Rama në rastin e inceneratorit që miratoi bonusin 8% për kompaninë e cila nuk ishte themeluar. Edhe në këtë rast na rezulton që u shpall një tender, një garë ndërkombëtare dhe ju dha pikërisht një kompanie e cila nuk ishte e regjistruar në Shqipëri. Edhe nëse nuk është shkelje ligjore, qoftë edhe për moral, po themi, të gjithë procedurës.
Përtej anulimit të tenderit të parë që përsëri nga kjo dosje kuptojmë që nuk kemi të bëjmë po me 140 milionë euro sa është thënë deri më sot sepse ai tender u zhduk në fakt nga faqet zyrtare, por kemi të bëjmë me një vlerë edhe më të vogël. Pra, kompania Gjoka, e cila u fut në garë në tenderin e parë, ofroi 14 miliardë lekë, që po ta llogarisim me kursin e kohës ka qenë diku te rreth 130, 135 milionë euro. Pra bëhet fjalë për vitin 2020. Vijmë te tenderi i dytë. Pra, pse është i paracaktuar tenderi? Është vizita në Turqi në muajin qershor të vitit 2020 e kryeministrit Rama, zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së infrastrukturës Belinda Balluku. Çfarë ndodh pas vizitës në Turqi? Menjëherë shpallet tenderi. Shpallet tenderi dhe përgjim, më falni, mesazhet e dekriptuara na tregojnë që zonja Balluku ka qenë e kujdesshme që të, le të themi, të mbikqyrë të gjithë procedurën, deri në detaje.
Këto janë detaje shumë të rëndësishme. Dhe çfarë ndodh? Pasi u shpall tenderi, ne shohim që kompania i dërgon një mesazh zonjës Balluku dhe i thotë që ne jemi gati ta fitojmë këtë tender. Ndërkohë që tenderi ishte në proces, pra procedura në momentin në korrik, muajin korrik të vitit 2020, kur procedura vijonte të ishte e hapur dhe supozohet që kompani të tjera mund të dorëzonin oferta, duket që është paracaktuar sepse kompania turke, pra konsorciumi, bashkimi i dy kompanive turke, i dërgonte mesazh dhe i thoshte që ne po plotësojmë dokumentat, kemi bërë 95% të dokumentave dhe jemi gati që të futemi në garë për ta fituar tenderin. Ajo që është më e rëndë dhe që, të ishte prezente në një zyrë dhe në momentin që do shpallej fituesi, të paktën të kishte regjistrimin zyrtar.
Por edhe këtë e kërkon ministrja dhe bëhet ditën e hënë, thonë ato, ditën që u shpall pikërisht që do nënshkruhej kontrata. Pra, kjo është një një çmenduri. Por kjo është procedura. Ne po flasim për procedurën që për mua është një lloj gracke. Sepse kur flasim për shkeljen e barazisë së tenderave, edhe shkelja e barazisë së tenderave ka një qëllim. Dhe është korrupsioni, është paraja. Ku shkuan paratë?
© SYRI.net