Kreu i grupit parlamentar të PD-së kërkon ngritjen e komisionit hetimor për fondet IPARD. Në Konferencën e Kryetarëve Bardhi tha se ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve
“Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga GJK-ja; Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja janë të pa baza.
Nëse keni një pretendim për objektin, sillni një formulim alternativ, por sa pashë, nuk keni shqetësim për objektin. Për sa kohë nuk ka shqetësim, ne duhet të miratojmë me konsensus përbërjen e komisionit dhe caktimin e datës kur do të mblidhet komisioni. Kaq mund të bëjmë ne. Na e ka thenë gjykata kushtetuese.
Ngritja e komisionit është e drejtë kushtetuese e 1/4 të propozuesve. Kaq e thjeshtë është kjo. Konferenca e Kryetarëve nuk ka asnjë kompetencë tjetër. Dhe po ju sjell ne vemendje Kryetar se ka edhe 1 muaj nga mbyllja e sesionit dhe ju nuk keni pranuar asnje mekanizem kontrolli te opozites duke zhbere parlamentarzimin. Dhe kjo eshte shkelje e kushtetuetes dhe "dhunë" ndaj opozites"
© SYRI.net