SYRI TV/ Gonzato: Më 11 maj nuk pati barazi në garë, pati abuzime me burime shtetërore

14:55, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e vitit 2025, ku Komisioni Europian rrëzon zgjedhjet e 11 majit, duke i cilësuar ato si një garë të pabarabartë, pasi pati abuzime me burimet shtetërore. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Gonzato theksoi dhe nivelin e lartë të korrupsionit në shumë sektorë, si dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca në Kuvend.

Bashkimi Europian i dërgoi sot në zyrë Edi Ramës progres-raportin që rrëzon zgjedhjet e 11 majit, të cilat, sipas Komisionit Europian, u zhvilluan në kushte të pabarabarta, me përdorim të burimeve shtetërore dhe rrjetit të patronazhistëve, që ndikuan në rezultatin zgjedhor.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vuri në dukje nivelin e lartë të korrupsionit, si dhe sfidat që mazhoranca i ka bërë institucioneve, duke mos zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama, nga ana tjetër, në vend të gatishmërisë për zgjidhjen e problemeve të evidentuara nga Komisioni Europian, foli si përfaqësues i BE-së, ku, si në fushatën zgjedhore, ripërsëriti premtimin se BE-ja, në vitin 2027, do të rekomandojë anëtarësimin e Shqipërisë në Union.

Ndërsa Komisioni Europian ngriti shqetësimin për lirinë e medias, ky shqetësim u konfirmua edhe gjatë dorëzimit të progres-raportit, ku kryeministri Edi Rama nuk lejoi gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta, të merrte mikrofonin për të pyetur dhe as nuk iu përgjigj pyetjes së saj lidhur me fatin politik të zv.kryeministres Belinda Balluku, që është marrë e pandehur nga SPAK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco