'Standart që nuk mund ta shkelim', Tabaku: Nuk mund të diskutohet projektbuxheti pa paketën fiskale

14:34, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gjatë Konferencës së Kryetarëve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, theksoi se është e papranueshme që projektbuxheti i vitit 2026 të diskutohet pa përfshirë paketën fiskale, duke shtuar se ky është një standard i cilësuar në çdo vit të mëparshëm.

Tabaku theksoi se ndryshimet e taksave dhe ndikimi i tyre në ekonominë e vendit janë një element kyç në përcaktimin e buxhetit dhe se çfarë do të miratohet në Kuvend pa këtë paketë është një pyetje që mbetet e paqartë. Ajo kujtoi se në vitin 2021, pas një debati të gjerë, qeveria u tërhoq dhe solli për herë të parë paketën fiskale së bashku me projektbuxhetin.

“Projektbuxheti vjen me një paketë fiskale. Nuk ka ndodhur në parlament që ne kemi pasur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që projektbuxheti të paraqitet pa një paketë fiskale. Ndryshimet e taksave janë reflektuar. Është një standard që nuk e shkelim dot.

Çfarë do miratojmë ne këtu kur nuk kemi një paketë fiskale? Çfarë do të miratojmë ne këtu? Para tre viteve kemi pasur një debat shumë të gjatë dhe një precedent shumë negativ nga ana e qeverisë, ku qeveria u tërhoq dhe solli edhe paketën fiskale.

Nuk mund të nisim diskutimin pa paketën fiskale. Impakti i paketës fiskale përcakton kuadrin makro dhe treguesit që reflektohen këtu në buxhet.”, tha Tabaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco