Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe kreu i Komisionit të Sigurisë, Niko Peleshi, kanë hyrë në selinë e Kryeministrisë për një takim me Kryeministrin Edi Rama.
Për rreth 60 minuta, Kryeministri Edi Rama mblodhi në godinën e Qeverisë kryetarët e Komisioneve të Kuvendit që drejtohen nga Partia Socialiste, Kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Burime të besueshme bëjnë me dije se diskutimet e këtij takimi u përqendruan kryesisht në dy çështje kryesore: avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe projektbuxhetin e vitit 2026.
Kryeministri Rama kërkoi nga kryetarët e komisioneve një përshpejtim të punës, duke theksuar nevojën për të mbajtur ritmin e reformave dhe procedurave, në një kohë kur është planifikuar që deri në vitin 2027 të mbyllen të gjitha kapitujt e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
.
Vijon...
© SYRI.net