Projektligji për barazinë gjinore/ Berisha: Nuk do votojmë kurrë ligje që kundërshtohen nga komunitetet fetare

13:52, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbledhjen e Grupit Parlamentarë të PD, Berisha ka shprehur një qëndrim të prerë kundër projektligjit për barazinë gjinore, duke theksuar se nuk do të mbështesë asnjë ligj që bie ndesh me vlerat dhe mësimet e komunitetit fetar në Shqipëri.

Sipas tij, përkushtimi ndaj barazisë gjinore është i patundur, por ka kundërshtuar fuqishëm format e ligjit që shpërbëjnë gjinët dhe imponojnë ideologji të huaja si ajo "Woke" dhe doktrinat post-marksiste.

Berisha ka theksuar se nuk mund të bëhen eksperimente mbi identitetin gjinor të shqiptarëve, dhe kanë kërkuar që çështja të diskutohet në një referendum popullor, pasi sipas tyre kjo është një temë që kërkon konsensus të gjerë. 

Fjala e tij:

Këto janë disa çështje, raporti ka, sa herë ta lexosh, aq më shumë nxjerr njeriu.

Bën një radiografi në të cilën jo që nuk shkëlqen asgjë, por nxin shumë, shumë gjë.
Kjo është e vërteta.
Unë dua ta përshëndes këtë raport dhe ta garantoj KE se adresimi i këtyre çështjeve do jetë objektiv i betejës së opozitës pa kompromis dhe i pandërprerë.
Tani kemi çështjen e fundit.
Çështja e fundit është në mënyrën më demoniake, marrin dhe sjellin ligjin për barazinë gjinore, që ne absolutisht jemi për barazinë gjinore në mënyrën më të palëkundur. Nuk kemi asnjë hezitim.

Kurrë nuk mund të mendojë kjo parti që të mos jetë për barazinë midis burrit dhe gruas, midis nënës dhe babait, midis motrës dhe vëllait.
Dhe nuk ka betejë më fisnike se beteja për këtë barazi.
Por këta shpërbënë gjininë.

 

Këta kanë marrë doktrinën post-marksiste të Xhorxh Sorosit dhe luftojnë kundër gjinive.
Kultura Woke kërkon të imponohet me ligj ndaj shqiptarëve.
Ju e patë, në komision arriti puna, Shalsi që është një skllav mjeran i vjedhjeve të tij, e njohur kjo, shumë e njohur, ka qenë në bashki ai, por nuk po ia numëroj historitë personale, agresoi zëvendësministren e cila bie dakord me shumicën që nuk është dakord me atë përkufizim që kanë sjellë.
Ndaj dhe, së dyti, do t’u informoj për një qëndrim të palëkundur të partisë tonë.
Ne, ligje që kundërshtohen nga komunitetet fetare të Shqipërisë, në mënyrë absolute nuk votojmë.
Jo! Nuk votojmë.

Dhe në rast se ne mund të kemi një mendim pak më ndryshe, ne i respektojmë ato.
Unë besoj shumë se morali njerëzor më shumë se çdo gjë tjetër, është i bazuar në parimet e librave të shenjtë.
Dhe ne atyre u qëndrojmë, i respektojmë.
Ata e kanë thënë fjalën e tyre, e kanë kundërshtuar në mënyrën më të vendosur.
Ne nuk merremi në mënyrë absolute me orientimin seksual të personave. Jo, ne e respektojmë atë, por ne nuk shkonfigurojmë gjininë.
Ligj që ta kundërshtojnë tre komunitetet fare, ne nuk votojmë.
Nuk mund të bëjmë ne eksperimente.

Ndaj dhe do jemi të përgatitur të mbrojmë barazinë gjinore të vërtetën, se ne nuk jemi kurrë për diskriminim.
Por disa vlera janë hyjnore dhe tokësore dhe njerëzore, atyre u përmbahemi ne.
Ne do bëjmë gjithçka për të bërë një diskutim të strukturuar për këtë çështje, e cila nuk mund të bëhej kurrë pa referendum,
Kjo, minimumi donte një referendum.
Dhe i garantoj shqiptarët se ta votojnë sa të duan, PD nesër në pushtet atë ligj do e abrogojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco