Gazment Bardhi zbulon detaje nga dosja e tunelit të Llogarasë. Bisedat mes Evis Berberit dhe Ballukut që vërtetojnë se tenderi ishte paracaktuar dhe se kompania kishte filluar punën pa u shpallur ende fitues.
Së pari, ju e dini që ka patur një procedurë të parë, ku oferta e ofruar nga kompania Gjoka ishte 50 milionë euro më e ulët sesa kosto e ndërtimit të mëvonshëm të tunelit të Llogarasë.
Në dosje ka komunikime me mesazhe në një telefon Blackberry të zëvendëskryeministres dhe drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, ku zonja Balluku, pasi kërkon llogari për kush janë ofertat dhe sa janë ofertat, e urdhëron të anullojë tenderin pa patur asnjë arsye ligjore.
Madje po t'i lexoni komunikimet, flet për ndjesi. Pra, kam një ndjesi, i thotë Evis Berberit, që ky tender do të duhet të anullohet. Dhe Evis Berberi i përgjigjet, kur ti don, ndjesitë i ke të mira.
Dhe ky është komunikim që prokuroria e ka nxjerrë nga telefoni i të arrestuarit sot, zotit Berberi.
Më pas, gjatë kohës kur është hapur gara, ka në dosje komunikime të zonjës Balluku me kompaninë turke, gjatë fazës ku procesi i prokurimit ka qenë ende i hapur.
Pra, kompania turke e njofton që do të vijë në një datë më të hershme, nëse s'gaboj data 18 gusht 2021, ndërkohë që tenderi është mbyllur në 7 shtator të vitit 2021 dhe i thotë do vijmë të masim rrugën. Pra kanë filluar punë pa u shpallur ende fitues.
Dhe ky komunikim i kompanisë është drejtpërsëdrejti me zonjën Balluku. Më pas ka komunikime të zonjës Balluku që interesohet se si i kanë punët turqit. Më pas ka komunikime të zonjës Balluku, për shkak se në këtë procedurë të dytë, kësaj here, njëra nga kompanitë ka ofruar 150 milionë euro. Pra 40 milionë euro më pak se kompania turke.
Dhe zonja Balluku thotë, na ka prishur punë kompania e fundit, pra në vend që të kujdesej për të kursyer 40 milionë euro, e konsideron si i ka prishur punë dhe i thotë duhet të skualifikohet për mospërmbushje kriteresh.
Pra pa parë as dosjen, as dokumentat, sepse nuk ka akses ministri në gjëra të tilla, udhëzon ë Evis Berberin që të skualifikojë kompaninë me 40 milionë euro më pak për mospërmbushje të kritereve. Gjithashtu ka komunikime të anëtarëve të komisionit të vlerësimit. Ju e dini që kompania turke nuk ka pasur gjatë periudhës së tenderimit marrëdhënie me Gjoka Construction.
Nga mesazhet del qartë që anulimi i të parës ka shërbyer si një pazar midis kësaj kompanie dhe kompanie kompanisë turke, sepse punonjësit e dinë që pas turqve, apo bashkë me turqit, është edhe kompania Gjoka, që në fakt rezulton që më vonë ka kryer edhe punimet në tunelin e Llogarasë për vlerën 140 milionë euro, sa ç'ishte kosto që kishte ofertuar herën e parë dhe që u anulua ëh në ëh në mënyrë të të paligjshme.
Dua të sjell në vëmendjen tuaj edhe një fakt interesant nga dosja e prokurorisë. Prokuroria është kujdesur të thotë se në funksion të hetimit të procedimit penal numër 136 2025, veprimet hetimore nuk kanë përfunduar.
Pra, zonja Balluku është në hetim edhe për vepra të tjera penale. Por lidhur me faktin penal të evidentuar deri në këtë fazë të hetimit, që përbën veprën penale të ushtrimit, veprën penale të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, duhet të bëhet njoftimi i akuzës, për shkak se ushtrimi i ndjekjes penale për këtë fakt penal në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, është afër kufirit ligjor pesë vjeçar të parashkrimit të ndjekjes penale. Pra hetimet vijojnë. Dhe fakti që zoti Rama vazhdon ta mbajë në detyrë zonjën Balluku, ka vetëm dy qëllime. Së pari t'i japë asaj mundësinë të përdorë pushtetin politik për të ndikuar mbi hetimet e prokurorisë dhe së dyti të ketë mundësi të prishë prova, të intimidojë dëshmitarë, të intimidojë institucionet e drejtësisë, fakt që e ka bërë edhe përpara marrjes si e pandehur.
Pyetje: Zoti Bardhi, një pjesë e shoqërisë, po ndoshta mbron zëvendëskryeministren dhe qeverinë thotë se ndoshta vendimi nuk mund të marrë vetëm nga pikëpamja e korrupsionit për zëvendëskryeministren, por mund të thotë që është bërë edhe për arsye të tjera politike. Ju bën sens si argument?
Paratë e buxhetit të shtetit nuk janë për qoka. Paratë e buxhetit të shtetit janë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe përdoren për të kryer investime në interes të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë. Nuk mund të ketë gjeopolitikë që justifikon korrupsionin. Nuk mund të ketë gjeopolitikë që justifikon abuzimet me detyrën. Nuk mund të ketë gjeopolitikë që e trajton shtetin si oborr personal të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Shteti nuk drejtohet me SMS, shteti nuk drejtohet me porosi në nëntë të darkës në shtëpinë e zonjës Balluku. Shteti nuk drejtohet në mënyrë primitive, shteti drejtohet me rregulla, me ligje dhe me garë të barabartë. Anëtarësimi në BE na kërkon garë të barabartë. Pse duhet t'i bëjmë qokë ne presidentit të Turqisë dhe nuk duhet t'i bëjmë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo presidentit të Francës, apo presidentit të Italisë? Pra gjeopolitika nuk mund të përdoret, është një tezë qesharake, nuk mund të përdoret për të justifikuar korrupsionin. Dhe korrupsioni në këtë rast kap vlera të frikshme. Bëhet fjalë për një dëm të vërtetuar nga prokuroria prej 50 milionë euro. Mund të ishin ndërtuar me dhjetëra shkolla, mund të ishte investuar në spitale me këto para, mund të ishte investuar në rrugë, pra në investime në dobi të qytetarëve shqiptarë.
Pyetje: Zoti Bardhi, ju sapo thatë që para se të merrej në hetim numri dy i qeverisë, kryeministri ka intimiduar njerëzit e drejtësisë. Ky duket një fakt i rëndë. Çfarë informacioni keni? Domethënë kush nga këta njerëz të drejtësisë është, të themi, intimiduar?
Besoj që nuk është sekret, sepse unë e kam bërë publike që disa ditë përpara se zonja Balluku të paraqitej në prokurori, zoti Rama ka telefonuar prokurorin dhe e ka kërcënuar në lidhje me arsyet e marrjes të pandehur të zonjës Balluku. Ky është një fakt publik tashmë dhe i pa i pamohueshëm. Mjafton të verifikohen tabulatet e telefonit të prokurorit për të kuptuar që zoti Rama ka tentuar mbrojtjen politike të zëvendëskryeministres Balluku. Dhe faktet gjatë këtyre ditëve po e tregojnë. Zonja Balluku është zyrtarisht e pandehur për abuzime me tendera. Edi Rama e mban në detyrë që ajo të vazhdojë të abuzojë me tendera. Edhe në buxhetin e ri që ka ardhur, 40% e buxhetit është në dorë të Belinda Ballukut. Për t'i ndarë për arsye gjeopolitike, korruptive, personale, paratë e shqiptarëve.
© SYRI.net