SYRI TV/ Qeveria 'vulos' dështimin e inceneratorëve, 14 bashki do dërgojnë mbetjet në Bushat

12:25, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pa konsultim publik dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« plotĂ« transparence, pas dĂ«shtimit tĂ« inceneratorĂ«ve tĂ« Fierit dhe Elbasanit, mbetjet urbane tĂ« kĂ«tyre qyteteve do tĂ« depozitohen nĂ« ShkodĂ«r. Qeveria ka vendosur qĂ« pĂ«r vitin 2026, 14 bashki tĂ« qarqeve Fier dhe Elbasan, mbetjet urbane t’i depozitojnĂ« nĂ« Bushat, ndĂ«rsa pagesa pĂ«r transportimin e tyre do tĂ« subvencionohet nga qeveria. NdĂ«rkohĂ«, qeveria ka hapur njĂ« tender me 680 mijĂ« euro fond pĂ«r zgjerimin e landfillit tĂ« Elbasanit dhe Fierit.

Pas dĂ«shtimit zyrtar tĂ« inceneratorĂ«ve nĂ« Elbasan, Fier dhe TiranĂ«, qeveria projekton njĂ« tjetĂ«r hap skandaloz pĂ«r menaxhimin e mbetjeve urbane. GjatĂ« vitit 2026, qeveria ka vendosur qĂ« mbetjet urbane tĂ« shtatĂ« bashkive tĂ« qarkut Elbasan dhe gjashtĂ« bashkive tĂ« qarkut Fier, t’i depozitojĂ« nĂ« landfillin e mbetjeve urbane nĂ« zonĂ«n e Bushatit nĂ« ShkodĂ«r.

Pa transparencë dhe konsultim publik, në dokumentet që shoqërojnë ligjin për buxhetin e vitit 2026, qeveria ka depozituar edhe një dokument, i cili parashikon që mbetjet urbane të 14 bashkive në Elbasan dhe Fier, të transportohen dhe më pas të depozitohen në landfillin e Bushatit në Shkodër. Sipas këtij drafti, qeveria do të marrë përsipër të subvencionojë bashkitë e qarkut Elbasan, Fier dhe bashkitë e vetë qarkut Shkodër, të cilat do të transportojnë mbetjet urbane në landfillin e Bushatit.

Nëpërmjet këtij dokumenti, qeveria vulos përfundimisht dështimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, por njëkohësisht edhe mbylljen e përkohshme të landfilleve në këto dy qytete. Pavarësisht mungesës së transparencës publike, plani për dërgimin e mbetjeve urbane të qarkut Elbasan dhe Fier në landfillin e Bushatit, duket se ka qenë i mirëmenduar nga qeveria. Vetëm një ditë para depozitimit të projektbuxhetit në Kuvend, Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi një tender me vlerë 680 mijë euro, i cili ka si objekt zgjerimin e landfilleve ekzistuese në Elbasan dhe Fier.

Tenderi parashikon që landfillet ekzistuese të zgjerohen për një periudhë prej 5 muajsh, ndërsa parashikimi është që ato të ndërtohen për të pasur një kapacitet depozitimi mbetjesh për 20 vitet e ardhshme. Këto të dhëna konfirmojnë jo vetëm dështimin e aferës qindra milionë euro të tre inceneratorëve, por njëkohësisht edhe mungesën e vizionit dhe strategjisë për menaxhimin e mbetjeve urbane nga qeveria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco