VIDEO/ SKANDAL/ Rama nuk lejon gazetaren e SYRI TV të pyesë për çështjen e Ballukut në konferencën me ambasadorin e BE

12:07, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ditë pasi Bashkimi Europian publikoi raportin e progresit për Shqipërinë, ku theksohet se Edi Rama ka kapur mediat dhe po cenon hapur lirinë e tyre, kjo gjë u konfirmua edhe në konferencën për shtyp të kryeministrin me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

Gjatë kësaj konference, Edi Rama nuk e lejoi gazetaren e SYRI TV, Ambrozia Meta, që të bëjë pyetje.

Ajo po drejtonte një pyetje në anglisht, por Rama e ndërpreu brutalisht konferencën për shtyp.

“A do vazhdojë Belinda Balluku të rrijë në zyrë megjithëse është marrë e pandehur nga SPAK,” ishte pyetja e Metës.

Ndërkohë, Rama tha se pyetjet duhet të jenë për raportin, edhe pse korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së Ramës është çështje thelbësore e raportit dhe vetë procesit të integrimit.

Sipas raportit vjetor të Komisionit Evropian, institucionet shqiptare kanë bërë progres të kufizuar në arritjen e standardeve të BE-së për lirinë e shprehjes, ndërsa vendi mbetet në një nivel të moderuar përgatitjeje në këtë sektor të rëndësishëm të të drejtave themelore.

Komisioni thekson se qeveria shqiptare ka bërë “vesh të shurdhër” ndaj rekomandimeve të bëra nga ky institucion për forcimin e lirisë së shprehjes gjatë tre viteve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco