BE ia thotë në sy Ramës: Ja si u sfiduan institucionet demokratike, ‘dush’ i ftohtë për zgjedhjet e pabarabarta

BE ia thotë në sy Ramës: Ja si u sfiduan institucionet demokratike, ‘dush’ i ftohtë për zgjedhjet e pabarabarta

11:42, 05/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi Edi Ramës raportin e progresit të BE për vitin e fundit.

Ky raport ishte një ‘shuplakë’ ndaj Ramës në shumë aspekte.

Vetë Gonzato lexoi pjesë nga raporti duke u ndalur tek zgjedhjet e fundit, të cilat u shkatërruan nga dominimi i partisë-shtet.

Po ashtu, Gonzato theksoi edhe mungesën e zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si një sfidë e Edi Ramës ndaj institucioneve të pavarura.

“Raporti vlerëson që funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar nga polarizimi politik, moszbatimi i disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo mungesa e konsultimeve publike.

Zgjedhjet ishin konkurruese, por u shënjuan nga mangësi të konsiderueshme përfshirë abuzimet me burimet publike që çoi në mosbarazi në garë. Përshëndes krijimin e komisionit të përbashkët parlamentar për Reformën zgjedhore,” tha Gonzato.

Kurse Rama i ra shkurt, duke thënë se raporti thotë shumë gjëra.

“Patjetër që në këtë rrugë të duhur ka sfida në çdo hap. Sfida dhe çështje për t’u adresuar jo vetëm në mënyrë sasiore, por edhe në mënyrë cilësore në çdo hap. Natyrisht që raporti i progresit është një gotë e mbushur përgjysmë. Ajo që ne kemi bërë gjithmonë është që duke marrë të gjithë energjinë e nevojshme nga gjysma plot, të fokusohemi me të gjithë energjinë te gjysma bosh, në mënyrë që procesi të përmbyllet brenda vitit 2027”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco