Deputeti i PL, Petrit Vasili, në një postim në Facebook shkruan se premtimet për transport urban falas nuk janë më vetëm një ëndërr për qytetet shqiptare, por një realitet që po provohet edhe në botë.
Ai kujton se një premtim i tillë është bërë dikur edhe për Tiranën, por ishte sulmuar dhe injoruar nga udhëheqësit aktualë. Ndërkohë, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, fitoi zgjedhjet duke mbajtur si premtim themelor transportin urban falas, duke treguar se politika e shërbimeve reale për qytetarët është e mundur edhe në qytete gjigande.
"Zohran Mamdani per me teper eshte nje socialist dhe arriti nje fitore fantastike ne New York, por ne ndryshim nga Rama dhe Veliaj ai e do New Yorkun dhe nuk e grabit dhe plaçkit ate siç bejne keta te dy"- u shpreh Vasili.
Postimi i plotë:
Mamdani premton transport urban falas dhe fiton New Yorkun, kete premtoi edhe Kelliçi!
Zohran Mamdani Kryetari i sapozgjedhur i Bashkise se New Yorkut, qytetit gjigand me te madh te Amerikes me 23 milion banore kishte si premtim themelor qe i dha edhe fitoren e madhe: Transportin Urban Falas!
Por asnje nuk ka harruar qe kete premtim per Transport Urban Falas e ka bere Belind Kelliçi kur kandidoi per kryetar bashkie per Tiranen tone me 600 mije banore, shume e shume here me te vogel se New Yorku.
Ne ate kohe Rama dhe Veliaj ju versulen si egersira ketij premtimi.
Ja cfarë thoshte Edi Rama:
"Madje këtë herë i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën, kështu më duket. Shikojeni kur thotë do ju bëj transport falas. Mua më duket tamam sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën do ju bëj një xhiro pa lek", tha më tej Rama
Ja çfare thoshte Erion Veliaj:
"Problemi këtu është pranon të jesh vetvetja apo do të bëhesh gazi i botës me premtime që nuk i bëri as Enver Hoxha, se dhe në kohën e Enver Hoxhës paguhej biletë autobusi se ishte e parealizueshme.
Zohran Mamdani per me teper eshte nje socialist dhe arriti nje fitore fantastike ne New York, por ne ndryshim nga Rama dhe Veliaj ai e do New Yorkun dhe nuk e grabit dhe plaçkit ate siç bejne keta te dy.
Njerez hapni syte votoni per vete dhe boll i votuat te paturpet dhe te pashkollet si Rama me shoke, qe nuk i kane lene gur e themel pa shkulur Tiranes.
New Yorku dhe Mamdani jane nje mesim shume i madh per çdo shqiptar.
© SYRI.net