VIDEO/ Pasi iu rrëzua propozimi për 'Prindi 1 dhe Prindi 2', deputeti i Ramës Eduart Shalsi kërcënon zv/ministren që të mos flasë

20:46, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Skena skandaloze janë bërë sot në Komisionin e Shëndetësisë ku deputetët me vota kanë rrëzuar propozimin e mazhorancës për disa ndryshime në ligjin për ‘Gjinitë’.

Por pas rrëzimit të propozimit, deputeti i Ramës, Eduart Shalsi ka kërcënuar dhe zv/ministren e Shëndetësisë që të mos fliste më gjatë.

Në lidhe me këtë situatë, reagoi ditën e sotme në një deklaratë për mediat kryetari i komisionit, deputeti i PD-së, Bardh Spahia.

Spahia po ashtu ka publikuar dhe pamjet e turpshme ku është përfshirë deputeti i Ramës, Eduart Shalsi.

Më poshtë reagimi i deputetit të PD, Bardh Shahia;

Me zë dhe figurë situata e turpshme sot në komisionin e Shëndetësisë, ku maxhoranca mbasi ju rrëzua me votimin që vetë e kërkuan, për të futur në rendin e ditës projekt-ligjin për ‘ Barazinë Gjinore’ intimidon dhe pengon relatimin e përfaqësuesve të qeverisë (MSH) përballë komisionit parlamentar.

Shqetësimi mbi përdorimin dhe tregëtimin e pa kontrolluar të biocideve apo edhe rreziku i përdorimit të fostoksinës në raste tejet të trishta për ti dhënë fund jetës për majtistët ëoke-ista Soros-ianë nuk ka rëndësi përpara miratimit të axhendës së tyre anti familje, antinjerëzore dhe antikombëtare. Për maxhorancën rëndësi ka prindi 1 dhe prindi 2 dhe njohja e më shumë se dy gjinive.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco