lda Zhulali, anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, e ftuar në intervistën e mbrëmjes në Syri TV, u shpreh se raporti i fundit i Progresit i Komisionit Evropian, ndonëse e vendos Shqipërinë në qendër të paketës së zgjerimit, në thelb përmban një analizë të zymtë të situatës së demokracisë në vend, duke theksuar se janë bërë hapa pas në fusha thelbësore.
Për Zhulalin, sipas analizës së raportit, fokusi te Shqipëria është më tepër një mesazh gjeopolitik sesa një vlerësim i bazuar në merita.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria nuk ka probleme të mëdha ndëretnike, ndërsa Mali i Zi, megjithëse është vendi më i avancuar, konsiderohet tepër i vogël për të krijuar lajm.
Megjithatë, leximi i detajuar i dokumentit tregon se termi "përparim" përdoret me kursim dhe shpesh shoqërohet me fjalë si "i kufizuar" ose "pak". Ky përparim i cituar lidhet kryesisht me hapa burokratikë, si miratimi i letrave, strategjive dhe planeve të veprimit, por jo me zbatimin e tyre konkret.
Zhulali u shpreh se, raporti godet në pikat më nevralgjike të funksionimit të shtetit, duke konstatuar hapa seriozë prapa.
Së pari, zgjedhjet. Duke iu referuar raportit kritik të OSBE-ODIHR-it, dokumenti konstaton se zgjedhjet e fundit në Shqipëri nuk ishin të lira dhe të ndershme. Përmenden probleme madhore si mungesa e një fushe të barabartë loje për kandidatët, manipulimet, patronazhimi i votës dhe cenimi i fshehtësisë së saj. Kjo gjetje, në thelb, vë në diskutim legjitimitetin e qeverisjes, pasi zgjedhjet janë themeli i çdo demokracie.
Më tej, raporti flet për një "degradim total të parlamentit dhe kontrollit parlamentar"- u shpreh Zhulali. Sipas saj, gjetja më alarmante është moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga vetë parlamenti, një akt që minon themelet e shtetit të së drejtës dhe tregon një shpërfillje të plotë ndaj ligjit themeltar të vendit.
Mungesa e kontrollit parlamentar mbi qeverinë lidhet drejtpërdrejt me kufizimin e hapësirës së opozitës.
Gjithashtu sipas analizës së Zhulalit, opozitës nuk i është lejuar të ushtrojë rolin e saj kontrollues, duke iu mohuar e drejta për të folur, për të ngritur komisione hetimore apo për të kërkuar llogari nga qeveria përmes interpelancave.
Më tej Zhulali shprehet se pas gjuhës diplomatike dhe kontekstit gjeopolitik, raporti i BE-së paraqet një pasqyrë të qartë të regresit demokratik në Shqipëri. Ndërsa në letër mund të ketë "përparim" burokratik, funksionet thelbësore të një shteti demokratik dhe funksional po tregojnë shenja të qarta erozioni.
Zhulali:
Në Bosnje-Hercegovinë, që ka probleme shumë të mëdha, përfshirë edhe ato të natyrës ndëretnike dhe përpjekjes së Dodik deri përpara pak kohësh për të ndezur një konflikt të ri në Ballkan, përsëri nuk kemi përparim. Maqedonia e Veriut ka mbetur vend numëro për shkak të problemit me Bullgarinë dhe pa bërë ndryshimet kushtetuese nuk flitet për asnjë lloj përparimi. Mali i Zi, që është vendi pararojë nga të gjithë vendet e rajonit, jo vetëm i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, por ka mbyllur një pjesë shumë të madhe të tyre.
Kështu që përparimi i Malit të Zi konsiderohet i natyrshëm, por konsiderohet gjithashtu që Mali i Zi është një vend i vogël për të bërë lajm. Atëherë është menduar që ë vendi për të cilin duhet folur pak më shumë është Shqipëria, sepse nuk i ka asnjë nga këto problemet ndëretnike, siç i kanë vendet e tjera të rajonit, por edhe duke dhënë një mesazh sepse pjesë të paketës së zgjerimit është bërë dhe Moldavia, Gjeorgjia dhe Ukraina.
Gjeorgjia me probleme shumë serioze, por nuk ka pasur as përparim me Ukrainën. Kështu që, për të dhënë një mesazh që kjo politikë është gjallë, ë, dhe edhe vendet që duan të anëtarësohen e kanë seriozisht dhe BE-ja e ka seriozisht, merret rasti i Shqipërisë.
Por mesazhi, mesazhi është i një rëndësie gjeopolitike më shumë sesa mbi meritat e vendit. Po ta shikojmë raportin që është për këtë vit për Shqipërinë, ne konstatojmë që ajo fjala përparim është e shoqëruar gjithmonë me pak përparim ose përparim i kufizuar, që lidhet kryesisht me miratim letrash, strategjish, plane veprimi, disa ligje që edhe ato pjesërisht, por kur vjen puna tek zbatimi dhe elementët thelbësorë të funksionimit të shtetit, Shqipëria ka bërë hapa ë pas dhe që prekin palcën e funksionimit të çdo vendi demokratik, sipas standartit europian. Dhe unë po bëj një përmbledhje shumë të shkurtër, nëse do më lejosh, të elementëve kryesorë të këtij raporti, siç i ka përmendur vetë raporti.
Raporti që në fillim prek aspektin kryesor të demokracisë që janë zgjedhjet. Dhe çfarë thotë? Na i bën referencë raportit që sapo doli të OSBE-ODIHR-it, që ishte një nga raportet më kritike dhe më të zeza për Shqipërinë. Dhe thotë që këtu vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka patur. Përdor këto fjalët, nuk ka patur një fushë të barabartë loje për të gjithë kandidatët, që pati manipulim, patronazhim të votës, mungesën e sekretimit të votës e të tjera me radhë, por thelbi është që nuk ka patur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Tani si e përkthen çdo qytetar shqiptar këtë? E përkthen në delegjitimim në vetvete i qeverisjes. Patjetër, pra fillon me zgjedhjet dhe jo më kot fillon ky raport me zgjedhjet se kjo është ABC-ja e demokracisë, se kur nuk ke zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë që qeveria nuk ka dhënë llogari përmes votës së njerëzve. Dhe ky vullnet i lirë që do të duhej të ishte në teori, është i tjetërsuar.
Tani si e ka përkthyer një qytetar shqiptar këtë? Këtë kriter që ky raport e thotë në një gjuhë burokratike. Qytetarët shqiptarë e kanë ndjerë drejtpërdrejt. Dikush përmes shantazhit që i është bërë, dikush përmes joshjes, dikush tjetër presionit për t'u hequr nga puna, në të gjitha format e mundshme. Pra secili këtë gjuhë të thatë, në dukje burokratike, mund ta përkthejë në formën e vet drejtpërdrejt në jetën e përditshme. Se në fund të ditës ky raport është, unë kam bërë dhe një shkrim sot për këtë, është si një ditar politik që Bashkimi Europian e vesh me këtë gjuhën diplomatike, teknike, por ne mund ta zbërthejmë me atë çfarë përjetojmë çdo ditë.
Nga zgjedhjet, raporti flet për parlamentarizmin, që është një tjetër shtyllë shumë e rëndësishme e një shteti funksional dhe një demokracie funksionale, teorikisht. Dhe çfarë na thotë? Që ka një degradim total të parlamentit dhe kontrollit parlamentar. Kur nuk zbatohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ky është një, një nga ato fjalitë më të rënda që mund të ketë një raport. Se nëse parlamenti nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ti mund ta imagjinosh se çfarë ndodh në tërësi me me ligjin themeltar të shtetit, thotë që nuk ka një kontroll parlamentar mbi qeverinë. Kush e bën kontrollin parlamentar? Opozita. Po pse nuk ka arritur opozita ta ushtrojë këtë kontroll? Sepse nuk ka patur hapësirën e duhur, sepse nuk lejohet që të flasë, sepse nuk lejohet që të ngrejë komisionet hetimore, sepse nuk lejohet që të zhvillojë interpelanca, sepse qeveria nuk jep llogari sa herë që kërkon.
© SYRI.net