Ivi Kaso: Standard i dyfishtë në drejtësi, zbulohet si po mbrohet njeriu i dytë më i fuqishëm në vend...

18:36, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sipas deputetit të PD, Ivi Kaso, qeveria dhe institucionet e drejtësisë për përdorim selektiv të ligjit dhe standarde të dyfishta në ndjekjen e çështjeve penale. Në ‘Task-Forcë’, në Syri TV, Kaso tha se dosje të mbyllura prej vitesh po aktivizohen papritur vetëm për të krijuar “rekorde” përpara takimeve me Bashkimin Europian, ndërsa aferat që përfshijnë zyrtarë të lartë të qeverisë mbeten pa pasoja. Ai theksoi se “njeriu i dytë më i fuqishëm në vend” është i lidhur me një aferë që ka shkaktuar humbjen e 50 milionë eurove të parave publike, por ndaj tij nuk është marrë asnjë masë. Sipas Kasos, kjo situatë tregon presion të fortë të ekzekutivit mbi drejtësinë dhe largim nga standardet që kërkon procesi i integrimit europian.

Ivi Kaso: Befas, falë nevojës ndoshta edhe për të patur rekorde edhe përpara provimeve, në thonjëza, përpara takimeve të Bashkimit Europian, përpara nevojës që t'u paraqitet një trofe edhe ndërkombëtarëve, vihet në lëvizje një dosje e cila ishte katër cipërisht e provuar, ë e cila ishte konsumuar për më tepër në sytë e publikut në një kohë kur nga ana tjetër sulmohej dhe anatemohej opozita, e cila s'kishte asnjë pushtet dhe prej më shumë se një dekade i kishte lënë institucionet, pra drejtimin e institucioneve. Kujtojmë këtu që punimet kishin filluar dhe vazhdonin tre vite në sy të gjithëve pa asnjë leje, pa asnjë gjë. Dhe vihet në lëvizje kjo dosje.

Shumë mirë u bë që u vu në lëvizje, por standardi i dyfishtë në raport me atë çka duhet të ishte drejtësia ose me atë çka duhej të ishte prova e madhe që duhet të jepnin institucionet e reja, SPAK-u më së pari ndaj shqiptarëve në radhë të parë, ndaj ndërkombëtarëve të cilët e kanë mbështetur qoftë edhe financiarisht, qoftë edhe me ekspertizë, sikundër dhe politikisht, ishte krejt, krejt e ndryshme për prova që duhet të jepte. Kemi aktualisht njeriun e dytë më të fuqishëm në vend, i cili lidhet drejtpërsëdrejti së paku me një aferë që ka zhdukur 50 milionë euro nga paratë e shqiptarëve, i cili ndiqet sot, pavarësisht se është marrë i pandehur ajo dhe gjithë zinxhiri komandues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe kushdo që kishte të bënte me tenderat e ministrisë, pa asnjë masë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Një person i cili ka aftësinë jo vetëm që të trysnojë, jo vetëm dëshmitarët e shumtë, por të trysnojë dhe t'i bëjë presion vetë prokurorit të çështjes, siç ka dëshmi të shumta në këtë drejtim.

Sigurisht ka patur të dhëna të tjera nga zoti Berisha, të cilat sigurisht i dinë dhe partnerët ndërkombëtarë, sikundër ka dhe aftësinë që të ndikojë në proces duke prishur provat, duke zhdukur gjithçka që ka të bëjë me këtë proces, sikundër e freskët ishte dhe ajo që ë detyrimi i një agjencie në varësi të kryeministrit për të zbardhur një leje ndërtimi tre vjet me vonesë ndaj një procesi i cili qartësisht ka filluar pa asnjë dokumentacion zyrtar, pa asnjë leje, nga dhjetra dhe nga qindra lejet për të mos folur këtu për dëmin financiar dhe që është krejt i dukshëm dhe krejt në sy të shtetit.

Kështu që standardet janë të dyfishta. Kurse shqetësimi është legjitim atë që ngre raport progresi, lidhur me presionin që i bën ekzekutivi, sepse sigurisht gjyqësori në vende të ndryshme ka presione të llojeve të ndryshme nga elementë kriminale, nga grupet kriminale me të cilët përballet kryesisht, por është shumë e rrallë që gjyqësori në një vend që aspiron të jetë vend demokratik, që thotë që për dy vjet unë këto negociatat që mezi arrita t'i hap të gjithë kapitujt, unë i mbyll për dy vjet, gjë që s'ka ndodhur ndonjëherë, se Kroacia që ka qenë më e shpejta në proceset e integrimit, i ka mbyllur për shtatë vjet negociatat dhe ne jemi shumë larg atij standardi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco