Debate mes mazhorancës dhe opozitës ka shkaktuar pr/ligji për Barazinë Gjinore në Komisionin e Shëndetësisë. Deputeti i PS, Eduard Shalësi ka kërkuar futjen në rendin e ditës së këtij projektligji por është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. Më pas kërkesa është hedhur ne votim, dhe është rrëzuar me votë, pas këtij vendimi, deputetët e mazhorancës braktisën komisionin. Ndërkohë që Bardh Spahia në një deklaratë për mediat e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe alarmante për demokracinë.
Syri TV
Futja ne rendin e ditës të pr/ligjit për barazinë gjinore ne Komsionin e Shëndetësisë ka shkaktuar debat në komisionin e shëndetësisë. Deputeti socialist Eduart Shalësi ka kërkuar me ngulm futjen e pr/ligjit për barazinë gjinore ne rendin e ditës, teksa deputetet demokrat kanë kundërshtuar duke kërkuar kohe dhe transparencë për këtë pr/ligji. Por sërish shalësi ka këmbëngulur për votim, i cili ka rrëzuar kërkesën e Shalësit, dhe pas kësaj së bashku me tre deputetë të tjerë socialiste ka braktisur komisionin
Pas kësaj situatë ne komisionin e shëndetësisë ka ardhur edhe reagimi i kryetarit, Bardh Spahia, i cili në një deklaratë për mediat e ka cilësuar situatën si të paprecedentë dhe alarmante për demokracinë parlamentare në vend. Sipas Spahisë, mazhoranca socialiste tentoi të bllokojë punimet e Komisionit me qëllim që të kalonte me urgjencë dhe pa transparencë projektligjin për Barazinë Gjinore, një nismë që sipas tij “cënon bazat e familjes shqiptare” dhe “hap rrugën për vetë-identifikimin gjinor dhe njohjen e më shumë se dy gjinive”.
© SYRI.net