'Florjan Binaj po fitonte terren', Boçi: Ramës nuk i dilnin mirë sondazhet në Tiranë, Veliaj i ekzekutuar politikisht

17:25, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vendosja nën akuzë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga SPAK është pritur me skepticizëm nga opozita. Deputeti Luciano Boçi e cilëson këtë si një “goditje fatale” për kryeministrin Rama, por njëkohësisht vë në dyshim thellësinë dhe pavarësinë e këtij hetimi.

“Nuk e dimë kush e ka çuar SPAK-un drejt këtij hetimi, cili faktor, cila shtysë. E ka çuar vetë Rama? Kjo fillon dhe besohet më shumë,” deklaroi Boçi.

Ai argumenton se ky është rasti i dytë i një zëvendëskryeministri që akuzohet, gjë që nxjerr në pah implikimin e drejtpërdrejtë të Ramës. Sipas tij, zëvendësit po marrin përgjegjësitë për të shpëtuar kreun e qeverisë.

Boçi kritikoi gjithashtu atë që e quajti “lojën” e SPAK-ut, i cili sipas tij vepron politikisht duke bërë “balancë” mes palëve, në vend që të ndjekë korrupsionin pa dallim. Ai shprehu frikën se SPAK ende nuk po realizon autoritetin e tij të plotë, por po kërkon të “shpëtojë faqen” përmes veprimeve selektive.

Më tej referuar Veliajt dhe zgjedhjeve në Tiranë, Boçin u shpreh se asgje nga ndryshuar për Veliajn, dhe se ai është i ekzekutuar politikisht.

'Sa i përket kandidatit të pavarur, u kapërcye ai momenti i inercisë, do të thosha unë. Po dhe Rama u gjend përballë një fakti jo të lehtë për t'u gëlltitur për të, sepse një kandidat i pavarur, i kërkuar dhe nga opinioni, dukej që ishte duke fituar terren dhe duke lexuar dhe sondazhet, mos harrojmë që Rama nuk drejton qeverinë, ai bën ose sondazhe me ato merret, ose i hipën charterit dhe ja fut disa takime për të promovuar veten e tij.' - u shpeh Boçi.

Boçi:

Por edhe këtu gjërat duhen parë, domethënë larg entuziazmit politik , duhet të jemi me këmbë në tokë duke gjykuar dhe pjesën që ka ndodhur me institucionet e drejtësisë, në rastin konkret me SPAK-un.

Nuk mundet që SPAK-u pse ka marrë nën hetim zonjën Balluku, të shvishet nga ai komandimi politik dhe nga ato vendime politike që ka marrë që janë pjesë e raporteve ndërkombëtare, të cilat kanë favorizuar në rezultat zgjedhor mazhorancën dhe ajo s'mund t'i hiqet kjo gjë. Kjo meritë në thonjëza SPAK-ut, sepse SPAK-u paska futur në hetim. Ne nuk e dimë kush e ka çuar SPAK-un drejt këtij hetimi, cili faktor, cila shtysë e ka çuar vetëvetja, mënyra si funksionon, që për ne është krejt e pabesueshme, e ka çuar vetë Rama, kjo fillon dhe besohet më shumë, apo është një faktor mbi këta dy faktorë, i cili po mundohet ose ka filluar të shohë situatën problematike në Shqipëri. Kjo është për t'u parë në vazhdimësinë se si do ndodhin gjërat.

A është goditje për Ramën? Kjo është goditje fatale, domethënë sepse është zëvendëskryeministri, kryeministrja në këtë rast, e dytë që akuzohet. Çka definon një përfundim që çdo zëvendëskryeministër merr përgjegjësitë e kryeministrit dhe futet në korrupsion, detyrohet, merret dhe i pandehur në emër të shpëtimit të kryeministrit. Gjë që nxjerr në pah implikimin e kryeministrit në çfarëdolloj mënyre dhe forme, se s'ka më histori me fruta perime dhe tani qartazi duket që kjo historia me fruta perime është një histori korruptive e pastër e implikimit të drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Në qoftë se me ndonjë ministër si Beqaj, Rama mund të mbrohesh që nuk e dija, me një zëvendëskryeministër që e ka pasur gjithmonë në krahun e djathtë, që e ka pasur njeri shumë të ngushtë, që i kishte dhënë akses shumë të madh në drejtimin e qeverisjes, ai nuk mund ta ta përmendë një gjë të tillë. Madje, po ta vini re, në prononcimet fillestare domethënë ka bërë sikur është distancuar, nuk mori pozicionin që nuk dinte gjë siç mund të bënin ata prapa shpinës së tij, nuk mori pozicionin si në rastin e Veliajt ku sulmoi në fakt SPAK-un, i bëri presion në mënyrë hipokrite me qëllim që të krijonte imazhin që ai s'ka dorë në mënyrën si kishte vepruar SPAK-u. Tani më ka gjetur një formulë, një dalje tjetër që e ka përsëritur sot në vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ai nuk ndërhyn në vendimet e drejtësisë, që drejtësia të jetë e pavarur. Ndërkohë që raporti i progres-raportit, sot ka dëshmuar të kundërtën.

Pra kemi një deklaratë të Ramës sot, e vërtetë, dhe kemi një progres-raport, një konkludim logjik, domethënë deduktiv që niset nga shumë faktorë dhe ai raport thotë të kundërtën e asaj që thotë Rama, që Rama ndërhyn në sistemin e drejtësisë.

Pra, Rama gjendet në një vështirësi dhe ky lloj arrestimi ose, arrestimi, marrje i pandehur, pavarësisht se në fakt logjika çon te arrestimi dhe ne na merr fjalën ndonjëherë dhe logjika, sepse është përdorur standart i dyfishtë nga SPAK-u, duhet parë në ato tre gjykime ose këndvështrime që unë i parashtrova. Por kjo është goditje për Ramën dhe ai nuk mund të fshihet. Kjo është një goditje e madhe. Unë kam dëgjuar dhe opinione që në fakt i bashkohem atyre opinioneve, patjetër që duhet të ketë një vendimmarrje politike dhe deri në një dorëheqje.

Sepse ky njeri që është kreu i një qeverisjeje, në fakt një narkoshteti, njerëzit e të cilit përfundojnë në konkludime korruptive, në afera korruptive, ky njeri ka përgjegjësinë totale sepse dihet nga mënyra si veprojnë kryeministrat vetë, se kush i drejton, kush i merr vendimet dhe se cili është autoriteti i vetë Ramës në raport me këto vendime që merren. Partia Socialiste një ka, ai është kryeministër, ai është dhe kryetar partie, ai është dhe kryetar parlamenti, ai është edhe polici, edhe hajduti, i ka të gjitha rolet ai brenda dhe tashmë ky rol që ai e ka përshfaqur përgjatë këtyre viteve nuk mund të fshihet dot.

Rama nuk mund ta fshehë këtë rol, e ka marrë vetë. Ai di gjithçka, ai ka miratuar gjithçka, ai bën gjithçka dhe tashmë jo vetëm në opinion, se opinioni e ka ditur këtë konkludim, por po duket sikur po sqarohen dhe institucionet e drejtësisë, do Zoti të shkojmë drejt këtij sqarimi dhe arsyetimi. Ai është edhe njeriu që ka dorën drejtpërdrejt në të gjitha aferat korruptive që janë bërë në Shqipëri. Pra Rama është në pozitë të vështirë, një veprim politik ndoshta do shpëtonte faqen morale të paktën, se për faqen juridike nuk besoj se i shpëtohet dot më Ramës, dhe në qoftë se nuk ndodh në këto kohë, në këto momente, është tek dera, në çdo situatë tjetër, qoftë juridike apo politike, Rama është drejtpërdrejt i akuzuar për të gjitha aferat korruptive që ka realizuar në Shqipëri.

Ne kemi një situatë që Rama kërkoi ta ta shkasë, të bëjë skip sepse u gjend përballë një akuze për zëvendëskryeministrin e tij, u gjend përballë një sondazhi në raport me një kandidat të pavarur që pretendonte mbi kandidatin politik dhe opsioni që ai të ketë qëndruar i heshtur apo të ketë spinuar pikërisht anulimin e zgjedhjeve, ekziston dhe mbetet i hapur. Mënyra e sjelljes me Veliajn për Ramën nuk ka ndryshuar. Veliaj është i ekzekutuar politikisht në çdo rrethanë. Dhe duke vazhduar atë pjesën me cinizmin, çfarë fitoi Veliaj? Asgjë, në burg do jetë në cilësinë që ai është kryetar bashkie sepse normal është i izoluar, ka akuza që do i shtohen në vazhdimësi dhe është një kryebashkiak thjesht i burgosur, ndërkohë që Rama vetë me mënyrat e tij, me ndoshta hapësirën që i le të qënurit kryeministër dhe kryetar partie bën që edhe ai të zgjasë duart e tij në mënyrën si drejtohet Bashkia e Tiranës. 

Sa i përket kandidatit të pavarur, u kapërcye ai momenti i inercisë, do të thosha unë. Po dhe Rama u gjend përballë një fakti jo të lehtë për t'u gëlltitur për të, sepse një kandidat i pavarur, i kërkuar dhe nga opinioni, dukej që ishte duke fituar terren dhe duke lexuar dhe sondazhet, mos harrojmë që Rama nuk drejton qeverinë, ai bën ose sondazhe me ato merret, ose i hipën charterit dhe ja fut disa takime për të promovuar veten e tij për të qenë në qendër të vëmendjes, duke bërë edhe gafa sepse ecën me parimin lajmi i mirë, lajmi i keq është lajmi i mirë, pra tërheq vëmendje mediatike, dhe duke u nisur nga kjo puna që bën sondazhe dhe udhëtime, është nisur nga sondazhet.

Ka parë që ka pasur zhbalancim, lëvizje tektonike të sondazheve dhe ka kërkuar që domethënë këtë hemoragji humbje ai ta ndalë dhe ka pasur momentin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sepse, siç e parashtruat ju, në qoftë se nisemi nga argumenti i Ramës që Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë pa kryebashkiak, sepse normal ai është nën akuzë, nuk ka ndryshuar asgjë për Erion Veliajn nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, atëherë ai si kryeministër ka mekanizma të tjera autonomë që kryeministria i ka dhe mund t'i vendosi në veprim dhe mund të rikërkojë, për mendimin tim, të gjejë daljet ligjore, të kërkojë vetë ai shkarkimin si kryeministri. Sepse në rastin që ndodhi, ai iu referua vendimit të Këshillit Bashkiak dhe vendimi i Këshillit Bashkiak në këtë rast rezultoi të ishte antikushtetues. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco