Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos teksa ka prezantuar përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, theksoi se rruga e vendit tonë drejt BE është e gjatë.
Ajo u pyet nëse ka shanse që Shqipëria të anëtarësohet në 2027-ën në BE.
“Një vend nuk duhet të këtë dy kategori. Procesi i integrimit për të mbyllur kapitujt deri në 2027-ën është e mundur. Por është shumë rrugë para. Duhet një proces ratifikimi që një vend të bëhet anëtare e BE-së.”, tha ajo.
Komisionerja Evropiane për Zhvillim, Marta Kos, prezantoi përpara Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian raportet e progresit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përgëzuar vendet e Ballkanit Perëndimor për ecurinë e tyre në këtë proces, përfshirë Shqipërinë.
Në fjalën e saj, Kos e cilësoi Malin e Zi si më të përgatiturin në Ballkan për fazën e ardhshme të procesit të zgjerimit.
Ajo theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me vendet kandidate dhe rolin e reformave si faktor kyç në ecurinë e tyre drejt BE-së.
“Vendet aspirante duhet të përgatiten për përgjegjësitë e integrimit. Ne duhet të përgatitemi për një Bashkim Evropian më të madh. Mali i Zi synon anëtarësimin në vitin 2026, Shqipëria në vitin 2027 dhe Moldavia në vitin 2028. Këto ambicie janë më të rëndësishme se vetë vitet, dhe Komisioni po i ndihmon vendet në realizimin e tyre.
Kjo do të thotë se Mali i Zi është më i përgatituri për t’u anëtarësuar në BE. Nga matjet e bëra për periudhën 2024–2025, përgatitja e përgjithshme e Malit të Zi rezulton më e fortë.
© SYRI.net