Rama bën fakt shkatërrimin e familjes tradicionale, kalon në kundërshtim me rregulloren projektligjin për 'barazinë gjinore'

Rama bën fakt shkatërrimin e familjes tradicionale, kalon në kundërshtim me rregulloren projektligjin për 'barazinë gjinore'

14:27, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Edi Rama i bën shërbimin e fundit Sorosit duke e bërë Shqipërinë vendin e parë në botë që kalon një ligj të axhendës WOKE, atë shkatërrimit të familjes tradicionale.

Maxhoranca e kryeministrit Edi Rama pritet të kalojë me urgjencë të enjten për votim në Kuvend pr/ligjin shumë të debatueshëm të “Barazisë Gjinore” i cili hap rrugën lejimit të vetë-identifikimit dhe njohjes të më shumë së dy gjinive duke shkatërruar bazat e familjes shqiptare.

Pr/ligji është shqyrtuar sot në Komisionin e Ligjeve, në Komisionin e Jashtëm ku ka kaluar me votat e maxhorancës. Ku nuk është lejuar as diskutimi, as nuk janë pranuar për t'u dëgjuar grupet e interesit.

Pr/ligji është synuar të futet në rend dite dhe në Komisionin për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale edhe pse nuk ishte planifikuar fare në rend dite.

Pr/ligji që synon të kalojë të enjten në kuvend përfshin koncepte si “identiteti gjinor” dhe “shprehja gjinore”, përtej përcaktimit klasik binar “burrë e grua”. Kjo ka shkaktuar kundërshtim të fortë prej kohësh jo vetëm nga opozita por dhe komunitetet fetare dhe OJF pasi ligji  “krijon gjini të reja” dhe cënon “familjen tradicionale”.

Ndërkohë PS duket se është tërhequr nga amendamentet e propozuara prej z. Balla pak ditë më parë duke synuar që pr/ligji të kalojë në versionin e parë. 

Deklarata e shoqatës Koalicionit Shqiptar Pro familjes & jetës

"Partia Socialiste tërhiqet nga amendamentet e propozuara prej z. Balla
Projektligji i ri, për shkak të ripërcaktimit që i bën gjinisë, hap derën për martesat brenda së njëjtës gjini dhe për edukimin e fëmijëve në shkolla me ideologjinë transgjinore, transeksuale dhe fluide.
Partia Socialiste dhe kryeministri Rama nuk duhet t’i presin në besë shqiptarët!
Koalicioni Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës u bën thirrje deputetëve socialistë:
Mos e votoni këtë projektligj antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë!
Mos votoni kundër fëmijëve tuaj!
Nesër historia do t’ju kujtojë për të keqen ose për të mirën që i bëtë popullit tuaj!"

Jo vetëm kaq ligji po përpiqet të kalohet me urgjencë duke shkelur dhe rregulloren e Kuvendit. Kërkesa e opozitës për tu dëgjuar në një seancë dëgjimore të Komisionit të ligjeve dhe shoqatat e grupet e interesit, "socialistët" e rrëzuan "me votë"

Gent Strazimiri

““Gra dhe burra të këtij vendi,
Socialistë e demokratë, monarkistë a republikanë qofshi, besimtarë a jo besimtarë qofshi, klerikë a anti-klerikalë qofshi: Në këtë, moment në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit, po gatuhet një ligj që, veç jush, do të njohë ligjërisht
* edhe "jo gratë",

* edhe "jo burrat",

* edhe "as gra e as burra"

si GJINI MË VETE!!!!

KËRKESËS SË OPOZITËS për të dëgjuar në senacë dëgjimore edhe shoqatat e grupet e interesit, "socialistët" e komisionit e rrëzuan "me votë".

E rrëzuan megjithëse Neni 36 i RREGULLORES SË KUVENDIT,

* E DETYRON KOMISIONIN TË ZHVILLOJË SENACA DËGJIMORE nëse 1/3 e anëtarëve e kërkojnë me shkrim, gjë që e kërkuam dhe depozituam në kohë!!!!

Gjumë të ëmbël të gjithë sa jeni!
E shihni kur të zgjoheni se çfarë kanë bërë...

KAQ!” 

Debate të ashpra pati dhe në mbledhjen e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Opozita kundërshtoi me forcë nismën e mazhorancës, duke i bërë thirrje kryetarit të komisionit, Igli Hasani, dhe deputetëve socialistë që të tërhiqeshin nga propozimi, me argumentin se ligji i ri “shkatërron bazën e familjes tradicionale”.

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, paralajmëroi se miratimi i këtij ligji do të sjellë “kaos dhe amulli” në vend, duke e cilësuar nismën si “një atentat ndaj vlerave njerëzore”.

Ai kërkoi që, nëse mazhoranca këmbëngul ta miratojë, çështja të dërgohet në referendum.

Taulant Balla

“Ligji kundër diskriminimit dhe barazinë gjinore nuk duhet të kalojë. Si mund ta sillni këtë ligj këtu? Unë e njoh mirë, bazohet në koncepte të gjinisë biologjike. Biologjia është e përcaktuar, X apo Y. Ju po fusni vendin në qorrsokak, po krijoni amulli në popull. Ky është atentat ndaj vlerave njerëzore. Shumica e vendeve evropiane nuk e kanë këtë ligj. Nëse doni ta miratoni, kalojeni me referendum.”, tha Tritan Shehu. 

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e kundërshtoi deklaratën e Shehut, duke e akuzuar atë për dezinformim publik. Ai sqaroi se qëllimi i ligjit nuk lidhet me ndryshimin e gjinisë apo orientimin seksual, por me barazinë e burrave dhe grave në të gjitha fushat e jetës shoqërore.

Ndërkohë Bardh Spahia në një deklaratë për median nga Kuvendi denoncoi situatën e paprecedentë në historinë e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale.

Bardh Spahia

Mbledhja e Komisionit ashtu siç ishte parashikuar në kalendarin e mbledhjeve kishte në rend dite, shqyrtimin në parim dhe nen për nen i projektligjit “për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, të ndryshuar.

Ndonëse mbledhja e komisionit ishte hapur më herët, duke patur kuorumin e nevojshëm të anëtarëve të saj, përfaqësuesit e maxhorancës socialiste kërkuan ndryshimi i axhendës së mbledhjes për të shtuar për shqyrtim projektligjin e Barazisë Gjinore.

Pas debateve dhe diskutimeve të shumta për ndryshimin e rendit të ditës, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit pranova kërkesën e anëtarëve socialistë për ta hedhur në votë shtimin në rend dite të projektligjit për Barazinë Gjinore, kërkesë që u rrëzua me votë.

“Është sa absurd aq dhe qesharake një situatë e tillë, ku përfaqësuesit dhe iniciatorët bojkotojnë dhe tentojnë ta bllokojnë mbledhjen e komisionit pasi propozimi i tyre nuk u miratua me votë. 

Kjo është një sjellje e papranueshme në asnjë Parlament, e për më tepër në parlamentin e një vendi që aspiron dhe përgatitet për tu anëtarësuar në familjen Evropiane. Është po aq e patolerueshme gjuha që disa deputetë socialstë dhe intimidimi që ato ushtruan ndaj përfaqësuesve të së njëjtës familje politike socialiste, me qëllim për të penguar mbarëvatjen konform rregullores së Kuvendit të punës së komisionit në interes të qytetarëve shqiptarë. 

Në mënyrë të orkestruar anëtarët e maxhorancës socialiste duke mos patur numrat, tentuan të bllokojnë zhvillimin e punës së komisionit dhe të ushtronin presion politik ndaj përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndaj edhe sot për këto qëllime, por edhe me tentativën për ta kaluar pa vëmendje u synua forcërisht miratimi i projektligjit.

Qartësisht, dita-ditës, po vërtetohet se kjo maxhorancë nuk drejtohet nga interesi më i lartë i qytetarëve, për mbrojten dhe fuqizimin e bazës së shoqërisë sonë, familjes, por i shërben agjendave të qarta UOKISTE, të lëvizjeve liberale të majta që duan ta shkatërrojnë shoqërinë tone” .

Maxhoranca socialiste refuzon njohjen me ligj të dy gjinive burrë e grua dhe votoi kundër në projektligjin e Partisë Demokratike, ku propozohej kodifikimi i qartë në ligjin për Gjëndjen Civile të dy gjinive nëpërmjet shtesës me dispozitë ligjore të posaçme për “gjininë biologjikisht të pandryshuar”, ku theksohej se gjinia femër ose mashkull që me aktin e lindjes nuk mund të tjetërsohej apo ndryshohej gjatë gjithë jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco