Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti shprehet se ndryshe nga mazhoranca, ka sqaruar se këshilltarët opozitarë kanë kërkuar që kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj të dëgjohej në Këshill përpara se të votohej për shkarkimin e tij.
Teksa ka rikthyer deklaratën e tij të dhënë para shkarkimit të Veliajt në Këshillin Bashkiak, Teliti thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, tregon se këshilltarët opozitarë kishin të drejtë në kërkesën e tyre që Veliaj të dëgjohej.
‘Përballë këtyre kërkesave, përfaqësuesit socialistë zgjodhën të mohojnë gjithçka’, shkruan Teliti në statusin e tij në facebook.
Statusi
Shikoni videon dhe qartësohuni për qëndrimin e opozitës në Këshillin Bashkiak.
1. Kërkuam që Veliaj të kishte të drejtën e fjalës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak — ashtu siç e konstatoi edhe vetë Gjykata Kushtetuese. Por ishte grupi i këshilltarëve të PS-së që e refuzoi këtë kërkesë.
2. Kërkuam që largimi i Veliajt të mos bëhej thjesht për mungesën 3-mujore, por për shkeljet e shumta ligjore dhe kushtetuese të kryera prej tij — duke filluar nga shkresa e firmosur prej tij në emër të Këshillit Bashkiak (për inceneratorin), e deri te prishja e godinës së Teatrit Kombëtar, një akt që Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues.
Përballë këtyre kërkesave, përfaqësuesit socialistë zgjodhën të mohojnë gjithçka.
Për më shumë, shikoni deklaratën e dhënë pak orë para mbledhjes së Këshillit Bashkiak — ku del qartë qëndrimi ynë i plotë dhe i argumentuar.
© SYRI.net