Teksa pritet të publikohet progres-raporti i Komisionit Evropian për anëtarësimin e vendeve kandidate në union, përfshirë dhe Shqipërinë, ndaj kësaj të fundit ka kushte që nuk negociohen janë lufta ndaj drogës, krimit të organizuar dhe sindimi i ligjit.
Në draft-raportin që pritet të dalë mesditën e kësaj të marte, 4 nëntor, Shqipëria pret të anëtarësohet në Bashkimin Evropian në vitin 2030, por vendi nuk mund të ketë asnjë avancim drejt BE, pa luftë kundër krimit të organizuar dhe zbatimit të ligjit, raporton Euronews.
Përfundimet e draftit, përcaktojnë se prioritet i menjëhershëm është përmbushja e objektivave afatshkurtra, që lidhen me sundimin e ligjit dhe forcimi i përpjekjeve për të hetuar trafikun e drogës dhe për të shpërbërë grupet kriminale.
Antonio Costa, President i Këshillit Evropian, i tha Euronews më parë këtë vit se Shqipëria, së bashku me Malin e Zi, është “qartësisht më e përparuar se vendet e tjera”.
Vërejtjet e tij u përsëritën nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, këtë vjeshtë.
Deri më tani Shqipëria, ka hapur pesë nga gjashtë grupet negociuese të kërkuara për anëtarësim në BE. Ka mbetur vetëm grupi që mbulon bujqësinë dhe kohezionin, të cilin Shqipëria synon ta hapë para fundit të vitit.
© SYRI.net