Edi Rama nuk u ndahet forumeve.
Pas forumeve në Londër, Berlin, Riad dhe Paris, ai sot do jetë në Bruksel.
Edhe pse mediat pranë qeverisë raportojnë se bëhet fjalë për një samit të zgjerimit të Bashkimit Europian, në fakt ky nuk është një aktivitet i Brukselit.
Më konkretisht, bëhet fjalë për një forum të organizuar nga rrjeti televiziv Euronews.
Vetë ky rrjet e quan thjesht një event ku të ftuarit do pyeten nga gazetarët e Euronews.
Ky event është organizuar me disa panele, ku i ftuar përveç Ramës do jetë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndërkohë sot pritet të publikohet edhe raporti i progresit të Bashkimit Europian për Shqipërinë.
Edi Rama po përpiqet t’i japë tone zyrtare vizitave të tij në kryeqytete të ndryshme, të cilat në fakt janë thjesht prezencë nëpër forume.
© SYRI.net