Atentati me eksploziv në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci! RAI 3 lidh ngjarjen me mafian shqiptare (Emri i të afërmit të Tahirit)

Atentati me eksploziv në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci! RAI 3 lidh ngjarjen me mafian shqiptare (Emri i të afërmit të Tahirit)

07:30, 04/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Detaje të reja kanë dalë në lidhje me bombën që i është vendosur disa javë më parë gazetarit Sigfredo Ranucci.

Në një emision mbrëmjen e djeshme në RAI 3, është diakutuar në lidhje me atentatin ndaj gazetarit në makinën e tij.

Gjatë emisionit, është publikuar një klip, ku përmendet Moisi Habilaj, që është i afërm i ish-Ministrit te Brendshëm Saimir Tahiri.

LEXO EDHE: ‘Para se të na sanksiononte, shkoi te … Meloni’/ Tentohet të ndalohet transmetimi i ‘Report’, reagon Ranucci

Ende nuk dihet nëse ka një lidhje mes atentatit dhe klanit mafioz Habilaj, por sipas emisionit italian në Rai 3, ka një hipotezë të ngritur për këtë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit ndaj gazetarit të njohur italian, Sigfrido Ranucci, vazhdojnë ende.

LEXO EDHE: Letra anonime dhe atentati ndaj Ranuccit/ Media italiane: Preken interesa aq të mëdha që nxisin kërcënime... dhe bomba

Makina e gazetarit, prezantues i Report, dhe makina e vajzës së tij shpërthyen dhe u përfshinë plotësisht nga flakët gjatë natës së 17 tetorit të këtij viti në Pomezia.


LEXO EDHE: Pista shqiptare e atentatit/ Ranucci flet për SYRI TV: Kam lexuar një shënim të Antimafias se ...

Janë hedhur spekulime mbi atentatorët ku më të shumtat janë lidhur me mafian shqiptare dhe me emra konkretë. Vetë gazetari, teksa është intervistuar nga mediat shqiptare, nuk ka ngurruar të pranojë se ka pasur vrasës shqiptarë që donin ta eleminonin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco