Një debat në studion e “Çim Peka Live” në Syri TV ka precipituar në një përplasje të fortë idesh dhe ironish mes analistëve, duke nxjerrë në pah këndvështrime diametralisht të kundërta mbi figurat kyçe të politikës vendore.
Në qendër të diskutimit ishte roli i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, çështja e një kryebashkiaku të zgjedhur në burg, dhe një deklaratë e papritur në lidhje me veprimet e një figure opozitare.
Përplasja nisi me një diskutim teorik mbi detyrën e një kryetari bashkie.
Njëri nga analistët, Lorenc Vangjeli, argumentoi se, parimisht, një kryebashkiak si Veliaj duhet t'u shërbejë fillimisht atyre që kanë votuar kundër tij.
Gjithashtu Vangjeli theksoi se SPAK ka dy standarde për Veliajn dhe Belinda Ballukun, që ngrihen akuza për afera të mëdha korruptive.
Vangjeli deklaroi: “I morën bazën për të arritur te maja e piramidës, qoftë te Veliaj që deri në momentin e fundit thonte që nuk mbërrijnë tek unë, dhe qoftë te zonja Balluku që po shihte se si po trokitnin te njerëzit e saj më të afërt në SPAK dhe po hetoheshin, gjithnjë duke menduar se nuk do të shkonin tek ajo. Çfarë i ndryshon këto dy gjëra është masa e sigurisë që merret ndaj të dyve. Padyshim që SPAK po vepron me dy standarde”.
© SYRI.net