Zhvillimet politike kanë marrë një tjetër rrjedhë, të ndikuara tashmë nga vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliaj si kryebashkiak i Tiranës, duke e kthyer në detyrë, si dhe rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës, për zgjedhjet në 9 nëntor.
Por ky vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk ishte ‘si një rrufe në qiell të hapur’ për publikun shqiptar, pasi disa ditë më parë, ishte po kryeministri Rama që e paralajmëroi diçka të tillë, me caktimet e tij të deputetëve socialistë, për ngritjetet e komisioneve në parlament.
LEXO EDHE: Publikohen EMRAT e komisioneve të Zgjedhores dhe Territoriales, PS fut Manastirliun anëtare
Në datë 29 tetor, SYRI evidentoi vendosjen e Manastirliut në komisonin e Zgjedhores dhe Territoriales, gjë që parathoshte se ndryshe nga çfarë dukej në publik, Rama kishte ndryshuar mendje për zgjedhjet në Tiranë nga frika e humbjes përballë Florjan Binajt dhe trysnoi Kushtetuesen për të mos pranuar vendimin e po vetë atij.
© SYRI.net