Kushtetuesja në mbledhje maratonë për vendimin ndaj Erion Veliaj, pritet shpallja në 17:00

Kushtetuesja në mbledhje maratonë për vendimin ndaj Erion Veliaj, pritet shpallja në 17:00

15:26, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sot në orën 12:00 është mbledhur Gjykata Kushtetuese. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë mbledhur për çështjen e ish-kryebashkiakut Erion Veliaj.

Pritet që vendimi për ish-kryebashkiakun të shpallet sot në orën 17:00

. Kujtojmë se më 31 tetor Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën për ankesën e Erion Veliajt. Vetë ish-kryebashkiaku ishte i pranishëm në seancë ku dha dhe deklarimet e tij para trupës së Gjykatës Kushtetuese.

Seanca zgjati 7 orë, ku Kushtetuesja shqyrtoi ankesën e ish-kryebashkiakut të arrestuar me 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, i cili kërkoi pezullimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve në Tiranë.

Njoftimi

Ju njoftoj se sot, ora 17:00, Kryetarja e Gjykatës znj. Holta Zaçaj do të ketë një komunikim me gazetarët në lidhje me vendimmarrjen  e çështjes me kërkues Erion Veliaj me objekt "Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”. Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco