Blerja e votave - 6 ditë para zgjedhjeve në disa bashki/ Rama prezanton bonusin e fundvitit për pensionistët

Blerja e votave - 6 ditë para zgjedhjeve në disa bashki/ Rama prezanton bonusin e fundvitit për pensionistët

14:07, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria e rilindjes ka miratuar shpërndarjen e bonusit të fundvitit për pensionistët, i cili do të jepet gjatë muajit dhjetor. Lajmin e bëri të ditur ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë prezantimit të buxhetit në Komisionin e Ligjeve.

Sipas ministrit, pensionistët me pension deri në 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë bonus, ndërsa ata që kanë pension mbi 20 mijë lekë do të përfitojnë 10 mijë lekë.

“Kemi alokuar në skemën e pensioneve rreth 7.6 miliardë lekë. Nga këto, 1.7 miliardë shtohen në llogarinë speciale të pensioneve dhe 5.9 miliardë lekë dedikohen për bonusin e fundvitit për rreth 750 mijë pensionistë”, deklaroi Malaj.

Asnjëherë më parë bonusi për fundvitin nuk është deklaruar kaq herët. Ashtu siç u bleu votën me zgjedhjet e kaluara me bonusin e dimrit dhe atë të pranverës, Rama ka vendosur që 6 ditë para zgjedhjeve të pjesshme në disa bashki të vendit të ofrojë sërish çekun e votës për pensionistët.

Vjedhja dhe blerja e votës vazhdon edhe pas raporteve të ashpra të institucioneve ndërkombëtare për përfshirjen e shtetit në votime. Ja kështu si me bonuset e fundvitit por jo vetëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco