Vazhdon mënjanimi i Ballukut/ Zëvendësja e Ramës nuk flet as në grupin parlamentar ku po diskutohej buxheti

Vazhdon mënjanimi i Ballukut/ Zëvendësja e Ramës nuk flet as në grupin parlamentar ku po diskutohej buxheti

13:31, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vazhdon mënjanimi i Belinda Ballukut.

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar, zëvendësja e Edi Ramës nuk ka folur, në ndryshim me mbledhjet e tjera.

Aq më tepër, sot po diskutohej për buxhetin e vitit të vjen.

Kujtojmë se ministria e Ballukut ka pjesën më të madhe dhe më të rëndësishme të këtij buxheti.

Ndërkohë sot gjatë mbledhjes kanë folur ministra të tjerë.

Burime për SYRI-n bëjnë të ditur se sot në orën 17:00 në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet të kalojë buxheti i ri. Pas kalimit në qeveri, buxheti do t’i dërgohet Kuvendit të Shqipërisë për shqyrtim dhe miratim.

Socialistët kanë rënë dakord që me 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament, ndërsa me 11 dhjetor nen për nen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco