Mbledhja e grupit të PS/  Ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

Mbledhja e grupit të PS/ Ja kur do të votohet projektbuxheti për vitin e ardhshëm

11:55, 03/11/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u bë me dije se projektbuxheti për vitin e ardhshëm do të diskutohet dhe votohet në parim në seancën plenare të datës 19 nëntor.

Sipas asaj që raportohet nga gazetarja e Syri Tv Ambrozia Meta, pas diskutimit në komisionet parlamentare, më 11 dhjetor do të zhvillohet votimi nen për nen i projektbuxhetit në seancë plenare. Mësohet gjithashtu se sot në orën 17:00 në mbledhje qeverie pritet të kalojë buxheti dhe më pas do të shkojë në parlament.

Ky kalendar përcakton hapat kryesorë të miratimit të dokumentit më të rëndësishëm financiar të qeverisë për vitin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco